FANTASTIKE/ Vizitoret gjithnje e ne rritje ne kalane e Rozafes ne Shkoder

Vizitat turistike në Kalanë e Rozafës kanë vijuar me ecurinë pozitive gjatë muajit gusht duke reflektuar rritje të konsiderueshme të numrit të vizitorëve vendas dhe të huaj. Siç bëhet me dije edhe nga vetë Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër numri I vizitprëve po njeh vetëm rritje dhe interes të madh.

 

Përgjatë muajit gusht në Kalanë Rozafa është shënuar 19371 vizita e cila përkthehet në një rritje prej më shumë se 3012 vizitorë në muajin gusht më shumë së në vitin 2022. Saktësisht në vitin 2022 gjatë këtij muaji janë shënuar 16359 vizitorë, Ndërsa aktualisht muaji gusht është përmbyllur në shifrën e 19371 vizitorë. Kalaja e Shkodrës, e njohur ndryshe si Kalaja e Rozafës, është një prej kështjellave më të rëndësishme të Shqipërisë dhe objekti kryesor turistik në qytetin e Shkodrës.

 

Ajo ngrihet mbi një kodër shkëmbore në perëndim të qytetit të Shkodrës, e rrethuar prej ujërave të lumenjve Bunë, Drin dhe Kir. Brenda kështjellës ka disa ambiente që lidhen me një kullë rrethore, një depo si dhe një godinë trekatëshe të kohës veneciane.

 

Kalaja e Shkodrës është një nga destinacionet më të rëndësishme turistike, e cila është vlerësuar jo vetëm nga historianët e kohës, por dhe nga udhëtarët e shumtë, jo vetëm për historinë që mbart, por dhe si një monument i rëndësishëm i promovimit të vlerave të një populli, i cili ka një histori të hershme.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...