Shëndetlie, embelsira qe gjithmone te shkrin ne goje…

Përbërësit:

3 kokrra vezë (+ 1 e verdhë)

1 filxhan çaji sheqer (150 gr)

3 filxhan kafeje gjalp i shkrirë (150 gr)

3 filxhan kafeje mjalt (150 gr)

3 filxhan kafeje arra të copëtuara (150 gr)

1 lugë çaji sodë buke

4 filxhan çaji miell

Shërbeti:

1 kg sheqer

750 ml ujë

3 feta limon

Përgatitja:

Vendosim sherbetin të ziejë: 500 ml ujë, 800 gr sheqer dhe 2-3 feta limoni. Nga momenti i zierjes e lemë 5 minuta në zjarr dhe më pas e largojmë duke e lenë të ftohet.

Rrahim vezët së bashku me sheqerin, më pas shtojmë pak nga pak gjalpin e shkrirë (të ftohtë), e trazojmë mirë duke shtuar më pas dhe mjaltin. E përziejmë derisa të formohet një masë e lidhur. Bashkojmë në një tas miellin me pluhurin pjekës. Shtojmë në fillim arrat e coptuara dhe më pas me ndihmën e një site shtojmë miellin. E trazojmë masën e përgatitur me lugë druri dhe më pas e vendosim në një tavë të lyer me pak gjalpë. E nivelojmë mirë, e shpojmë pak me pirun që të piqet mirë dhe më pas e lyejmë sipërfaqen me një të verdhë veze. E vendosim ëmbëlsirën të piqet për 30-35 minuta në temperaturën 180 gradë
Celsius.

RRËZOHET NGA KALAJA E ROZAFËS, NDËRRON JETË SHTETASI SLLOVEN

Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 19:00, shtetasi slloven S. P., 65 vjeç, banues në Slloveni, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, teksa ishte duke vizituar kalanë e...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

RRËZOHET NGA KALAJA E ROZAFËS, NDËRRON JETË SHTETASI SLLOVEN

Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 19:00, shtetasi slloven S. P., 65...

Parashikimi i horoskopit nga Jorgo Pulla: Tetori, muaji kur dalin në pah skandalet

Astrologu Jorgo Pulla, ishte i ftuar në emisionin “Good...

Paratë e drogës pastrohen në ndërtim, Artan Hoxha publikon fotot…

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë alarmin sa i takon...