Kiara shtatzanë? Luizi mohoi thashethemet, por moderatoren e “tradhtoi”… Detaje nga bashkëjetesa te marrëdhënia me nënën etij

Këngëtari Luiz Ejlli dhe partnerja e tij, Kiara Tito, vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes edhe pas daljes nga “Big Brother Vip 2”.

 

Pak ditë më pare, çifti ka festuar 30-vjetorin e martesës së prindërve të Kiarës, nga videot dhe fotot e publikuara u shtuan aludimet se çifti do të bëhen prindër. Kjo pasi Kiara shfaqet me barkun e rrumbullakosur, i cili bie menjëherë në sy edhe nga veshja e moderatores.

 

Menjëherë komentet në rrjet kanë nisur të aludojnë se në fakt moderatorja është shtatzanë. E në fakt, ashtu si edhe u duk në video, Kiara u shfaq me një bark disi më të rrumbullakosur se zakonisht, por shkak për këtë mund të jetë bërë edhe qepja e fustanit.

 

Miqtë e afërt të dyshes e kanë mohuar këtë lajm, duke u shprehur se në fakt si Luizi dhe Kiara po përgatiten për sezonin e ri që do të nisë dhe jo për ardhjen në jetë të fëmijës së tyre.

 

Edhe pse pak javë më parë, kur çifti ndodhej me pushime në Turqi me anë të një video “live” në “Instagram” sqaruan për publikun thashethemet për një shtatzëni të mundshme të Kiarës, pamjet e fundi tregojnë të kundërtën duke ngjallur aludime përsëri.

“Këtu nuk kemi test shtatzënie, por nuk ka shfaqur shenja, kështu të vjella e gjëra, Kiara nuk është shtatzënë”, u shpreh Luizi në video “live”.

 

Gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e “Big Brother”, Luiz Ejlli është shprehur se dëshiron të ketë sa më shumë fëmijë me Kiarën. Ai madje ma shaka ka thënë që gjatë muajit të mjaltit dëshironte që të ikin dy dhe të kthehen tre(duke shpresuar për një shtatzani të Kiarës).

 

Ndërkohë që, muaji mjaltit ka përfunduar, Luizi ka ngacmuar fansat me një postim të bërë në profilin e tij të Instagramit, mbrëmjen e kaluar. Këngëtari ka publikuar një fotografi, ku shihet së bashku me Kiarën, teksa mban një foshnje në krahë.

 

“Sa shpejt kalojnë vitet. Më duket sikur kaluan katër muaj nga ‘Big Brother’ dhe ja ku jemi sot. Po bëj prova për ‘story’ që do bëjmë pas disa kohësh”, shkruan artisti bashkangjitur postimit. Kaq është dashur që komentuesit të shpërthejnë në urime për çiftin, ku madje dikush shkruan: “Zemra vendit po më del, si ta kuptojmë ne këtë?”

 

Thashethemet për një shtatëzani të mundshme të Kiarës, kanë nisur pak javë më parë. Prezantuesja publikoi një foto në rrjetet sociale, ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur. Në atë kohë, ishte Luizi që zgjodhi ta përgënjeshtronte lajmin, duke thënë se ende nuk janë në pritje të një fëmije. Nga ana tjetër, Kiara ka zgjedhur që të heshtë për të gjitha këto zëra.

 

Madje, në rrjetin e saj social të shumtë janë pyetjet e fansave, nëse ajo është në pritje të një fëmije, por gjithnjë ajo ka zgjedhur që mos të përgjigjet. Familjes së tyre tashmë i është bashkangjitur edhe nëna e këngëtarit. Nga ajo çfarë kemi mundur të mësojmë nga miqtë e afër të çiftit, Luizi ka kërkuar që nëna e tij mos të largohet më nga Shqipëria, por të nisë jetesën së bashku me ta.

 

Nuk e dimë nëse nëna e tij e ka pranuar ftesën e të birit, duke lënë kështu përfundimisht SHBA-në dhe familjen e vajzës ku dhe jeton, për t’u shpërngulur përfundimisht në Tiranë, ku edhe do të jetë me Kiarën e Luizin. Por, nga ajo që shohim, nëna e tij është ende në Tiranë, ndonëse ka ardhur rreth dy muaj më parë. Ndoshta kjo është një shenjë që në fakt ajo e ka pranuar ftesën dhe tashmë është pranë të birit dhe nuses së tij, ndoshta edhe si një ndihmë e shtuar në planet që ata kanë për zgjerimin e familjes së tyre.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...