Modelja e ‘Onlyfans’ largohet nga platforma për të rritur, vendos të mbyllet në manastir

Modelja Emi Buono ka vendosur të largohet nga platforma “Onlyfans” dhe të mbyllet në një manastir në Sorrento.

Ajo u bë e njohur falë disa imazheve provokuese duke festuar në rrugët e Napolit pasi skuadra e saj e zemrës siguroi matematikisht titullin kampion në Seria A.

Në një intervistë për Napoli Today, ajo sqaron se e ka nisur punën shumë e vogël, pasi familja nuk kishte stabilitet financiar dhe tani duhet të largohet nga “Onlyfans” sepse ndjehet e turpëruar.

“Kam punuar duke larë enët në restorante dhe si kërcimtare në një klub nate. Por kurrë nuk kam pasur aq stabilitet sa me OnlyFans. Ishte një fitim i lehtë dhe i shpejtë në një kohë të shkurtër. Por së fundmi, kur dilja me djalin tim, njerëzit më ofendonin. Tani të gjithë mund të shohin përmbajtjen time, ndihem e vogël, budallaqe, objekt dhe tani mendoj për pasojat. Nuk do të kem një imazh të pastër. Nuk dua të flas keq për OnlyFans sepse më ka ushqyer. Por është koha për të thënë ‘mjaft’”, rrëfehet modelja.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...