Fundi i Gushtit mbërriti, por vala e të nxehtit nuk do të largohet! Ja cfare pritet 10-ditëshn e parë te shtat…

Sinoptikania Lajda Porja ka folur për situatën meteorologjike në vend, për sa i përket ditëve në Vazhdim.

Porja tha se nesër do të ketë ulje e temperaturave deri në 6 gradë Celsius dhe reshje shiu, teksa gjatë fundjavës pritet sërish një rritje e temperaturave, ku priten të shkojnë deri në 35 gradë Celsius.

Në lidhje me muajin shtator, pritet që 10-ditëshi i parë i muajit të regjistrojë temperatura deri në 34-35 gradë Celsius, teksa temperaturat gjatë muajit shtator dhe tetor, priten të jenë 2-3 gradë në lartë se mesatarja.

“Priten të fillojnë reshjet e shiut gatë mbrëmjes së sotme në pjesën veriore të vendit. Do të ketë herë pas herë mini-stuhi breshëri dhe stuhi shiu, temperaturat do të ulen në 30 gradë C.

Po ashtu pritet që moti i paqëndrueshëm të na shoqërojë dhe ditën e mërkure. Dua të theksoj se në qarkun e Vlorës dhe Shkodrës do të ketë më shumë rrebeshe shi, për sa i përket fundjavës, do të kemi një mot të ngrohtë. Pritet që temperaturat të shkojnë deri në 35 gradë Celsius. Më pak reshje do të kenë zona malore dhe qarku i Korçës.

Pra do të kemi një ulje të temperaturave, e mërkura, e enjte dhe premte, jo më shumë se 31 gradë. Ndërsa fundjava do të shoqërohet me mot të kthjellët dhe temperatura deri në 35 gradë celsius.

Java e parë e shtatorit do të ketë deri në 34-35 gradë Celsius, kjo për 10-ditëshin e parë të muajit. Shatori dhe tetori do regjistrojë 2-3 gradë më të lartë se mesatarja.

Kemi thënë që do kemi zgjatje të verës, pasi ka startuar fenomeni ‘El Nino’”, u shpreh Porja.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...