Rrezik për përmbytje në vend? Meteorologia zbulon çfarë pritet të ndodhë: Ja cili është qyteti më problematik

Vendi ynë gjatë orëve të fundit është përfshirë nga moti i keq dhe me reshje shiu në disa qarqe.

Meteorologia, Lajda Porja është shprehur se rreziku i përmbytjeve në Vlorë dhe në Shkodër ka kaluar dhe tashmë do të ketë vetëm reshje të pakta të izoluara.

Sipas saj problem në qarkun e Vlorës mbetet era, ndërsa në Tiranë ajo ka theksuar se reshje do të kemi gjatë mesditës së sotme por jo me intensitet për rrezik përmbytje.

“Ka qenë Vlora që ka marrë reshje gjatë natës dhe rrezikun e ka kaluar, problematike për qarkun e Vlorës do të mbesin stuhitë e erës të cilat do të sjellin problem në trafikun detar. Në Shkodër përveç reshjeve të deri tanishme pritet që nga një celulë të krijohen reshje gjatë pasdites me ndonjë problem por reshjet janë të përkohshme. Është çështje minutash përsa i përket nisjes së reshjeve në Tiranë.

Nuk do ketë probleme me përmbytje, do të ketë rrebeshe që vijojnë nga ora 13.30 deri në orën 14:00 dhe më pas nga ora 16:00 deri në 17:00. Gjatë të mërkurës kemi një celulë të vendosur në veri dhe në qendër që do të krijojnë reshje kalimtare ndërsa nga dita e enjte dhe e premte do të kemi një rritje të temperaturave”, ka thënë ajo.

Ndër të tjera meteorologia ka theksuar se moti i freskët në vendin tonë do të jetë prezent deri të premten, ndërsa fundjava pritet që të sjellë temperature të larta deri në 34 gradë Celsius.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...