Ka edhe kështu…/ Turistët harrojnë 15 mijë euro në furrën e bukës, shitësja ia kthen

Një çift turistësh holandezë të cilët ishin me pushime në Liguria, Itali kanë harruar çantën e shpinës në një furrë buke ‘Leone Di Taggia’, ku brenda saj kishte një celular, një portofol dhe një zarf me 15 mijë euro.

Shitësja pasi pa çantën, ka gjetur numrin e telefonit të njërit prej turistëve dhe u ka telefonur atyre duke u kthyer gjithçka që ata kishin në çantë, raportojnë mediat e huaja.

Gjesti qytetar ka bërë xhiron në rrjete dhe media sociale.

“Ditën e djeshme bëmë një turne në Taggia dhe shkuam në një furrë buke në sheshin kryesor ku një shitëse e sjellshme na tregoi produktet e saj, duke na sugjeruar vendet se çfare duhet të vizitonim duke na treguar për origjinën e festave të San Benedetto dhe Maddalena. Pastaj u larguam. Pas gjysmë ore erdhi një telefonatë që na njoftoi se e kishim lënë çantën e shpinës në dyqan. Duam të falenderojmë publikisht këtë zonjë të ndershme dhe të sjellshme, ne do të kthehemi patjetër në atë furrë buke”, tha çifti holandez

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Parashikimi i horoskopit nga Jorgo Pulla: Tetori, muaji kur dalin në pah skandalet

Astrologu Jorgo Pulla, ishte i ftuar në emisionin “Good...

Paratë e drogës pastrohen në ndërtim, Artan Hoxha publikon fotot…

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë alarmin sa i takon...

Supa Fantastike që Nxit Rënien nga Pesha

Ushqyerja e shëndetshme dhe rënia nga pesha janë të...