Hygerta Sako kundër operacioneve plastike: Dua të jem vetvetja edhe me defektet që kam

Fituesja e edicionit “Miss Albania” në vitin 1995, Hygerta Sako ka treguar në një intervistë mendimin e saj për operacionet plastike.

Pavarësisht defekteve që ajo ka shprehur, asaj i pëlqen të jetë vetvetja.

Gjatë kësaj interviste Hygerta gjithashtu ka dhënë edhe një mesazh për vajzat të cilat zgjedhin të kryejnë këto operacione.

“Ne kemi qenë misse të ndryshme në atë kohë shumë të papërpunuara, shumë bio në kuptimin e plotë të fjalës, mundësitë i kishim shumë të pakta, sigurisht kemi evoluar dhe ne me kohën.

Ndoshta kjo kohë që ka ardhur ku ka shumë mundësi na ka gjetur në një moshë më të pjekur më të avancuar, por e rëndësishme për mua është të zgjedhësh të jesh bio, sepse bukuria është identitet.

Pra, nëse quhesh e bukur që në fillimet e tua je quajtur për këta sy, për këtë hundë, për këtë buzë, trup për ato defekte që ke.

Kështu gjithmonë kam qenë me parimin që dua të jem vetvetja edhe me defektet e mia dhe nuk është se kam pak.

Sepse kjo është Hygerta! Një Hygertë me buzë të fryra, ose me një hundë tjetër nuk do të ishte më Hygerta origjinale, por një Hygertë tjetër.

Sa i përket vajzave që përzgjedhin të shkojnë në kirurgët plastikë unë them se është kompleks. Nuk ndjehen mirë me veten e tyre dhe mendojnë që të përmirësohen.

Kjo pastaj është zgjedhja e tyre, nuk i gjykoj, nuk jam dakord, por sigurisht secili zgjedh të bëjë atë që do në jetë. Për mua është e rëndësishme që me çdo defekt që kemi, në çfarëdolloj moshe që kemi, të ndjehemi mirë me veten, ta pranojmë veten dhe sido që të jemi të ndjehemi të bukura.

Këtu nuk po flas për vajza që kanë defekte që realisht mund t’i ndikojnë në vetëbesimin apo jetën e tyre. Në këtë rast jam pro që të bëhen ndryshime, por një vajzë e bukur që ja ka dhënë Zoti, të bukur falë dhe gjenetikës dhe që të dojë të ndryshojë të bëjë operacione plastike për të qenë akoma më perfekte, këtu nuk jam dakord.

Për mua bukuria nuk është perfeksioni, janë ato defektet e vogla që të bëjnë ty origjinale, unike, për mua kjo është bukuria”, u shpreh moderatorja Hygerta Sako.

E dhunonte se lindi vazjë, shqiptari mbante të burgosura gruan dhe fëmijën dy vjeç, tmerri ishte i përditshëm

Detaje tronditëse janë zbuluar nga ngjarja në Greqi, ku një shqiptar mbante të burgosur bashkëshorten e tij 22-vjeçare dhe e dhunonte vazhdimisht. Sipas mediave greke,...

Hashashi në ballkonin e Encës/ Muharrem Ahmeti rrëfen të vërtetën ….

Artisti i madh i muzikës orient Muharrem Ahmeti ishte i ftuar special në D-Night në sezonin e tretë. Një ndër këngëtarët më të preferuar të...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Shkodranët nuk e “FALIN” i bëjnë të papriturën Maestros në koncert! A E MERITON AI KETE???

Dy ish-banorët e “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli dhe...

“Mori shërbimet më të shtrenjta në sallon”, si klientja ‘ia mbathi’ me partnerin pa paguar

Stilisti i famshëm i flokëve, Sezer Arslan ka rrëfyer...

Monika Lubonja në kërkim të një partneri miliarder! Rrëfimi i aktores: I thashë, ik ….

Monika Lubonja u vendos në qendër të vëmendjes me...

Policia në kërkim të Dea Mishel? / Bukuroshja Dea shpjegon sesi ndodhi…

Dea Mishel vijon të mbetet një ndër personazhet më...