Këngëtarja kosovare me famë botërore Rita Ora në një nga performancat e saj në Hungari, u shfaq mbrëmjen e djeshme në skenë duke valëvitur flamurin e Serbisë.
Në videot që po qarkullojnë në rrjete sociale, shihet se ajo mban ne duar valëvit dhe madje e vendos në trup flamurin serb, fakt ky që ka tronditur jo pak publikun shqiptare, veçanërisht atë të Kosovës.
Nisur nga këto reagime ka ardhur dhe reagimi i vetë këngëtares e cila sqaron se prej ndriçimit direkt në sy e në skenë, nuk e ka parë qartë se cilin shtet përfaqësonte flamuri.
Deklarate e Rita Ores
“Mbrëmë gjatë performancës në Festival SZIN në Hungari, mu dha një flamur nga një fans i ri. Prej ndriçimit direkt në sy e në skenë, nuk pashë qartë se cilin shtet përfaqësonte flamuri. Sapo dola nga skena, kuptova se ishte një flamur serb, e jo hungarez.
Përderisa i mbështes të githë fansat e mi, nga të gjitha vendet dhe kulturat, dua të bëjë shumë të qartë se jam një shqiptare krenare e Kosovës, dhe nuk ishte qëllimi im të mos respektoja trashëgiminë time, ose të mërzisja popullin tim ose familjen time”