“Të jeni të sigurtë se …”, Escobar lë politikanët e korruptuar “pa gjumë”: Do të ketë sërish non-grata

I dërguar special i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Grabiel Escobar ka paralajmëruar tjetër stuhi nga Amerika për politikanët dhe biznesmenët e korruptuar në Ballkan.

Escobar theksoi se korrupsioni mbetet ende një gangrenë e madhe në vendet e rajonit, sipas tij SHBA do t’i pastrojë rrugën shteteve të ballkanit për të vijuar për më tej integrimin në Europë.

“Korrupsioni është një problem i madh në të gjithë rajonin. Jam i lumtur të shoh se gjatë procesit të anëtarësimit fokusi është në sundimin e ligjit si kusht për anëtarësim në BE”, tha Escobar.

Ndër të tjera ai thotë se administrata e Biden është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit, ndërsa paralajmëron se edhe disa persona nga Maqedonia e Veriut pritet të sanksionohen nga Shtetet e Bashkuara.

“Administrata e Presidentit Biden është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit. Nuk mund të flas për sanksionet, por të jeni të sigurt se do të ketë”, tha Escobar.

Ndërkohë që gjatë verës kanë qarkulluar lajme se pjesë e sanksioneve të SHBA do të jenë edhe disa politikanë dhe biznesmenë shqiptarë, por ende nuk emra zyrtarë.

Burime për AlbEu.com bënë me dije emrat e zyrtarëve të korruptuar të cilët do të shpallen non-grata nga SHBA pritet të bëhen publikë pas përfundimit të Samitit të BE i parashikuar të zhvillohet në Tiranë në muajin Tetor.

Gjithashtu pak javë më parë edhe Britania e Madhe ka sjellë në Tiranë listën e personave non-grata, ku flitet se emrat janë politikanë dhe biznesmenë të njohur shqiptarë, por që ende nuk janë bërë publikë.

/Taulant Halili/ AlbEu.com/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...