Paguam 1300€ dhe u helmuam në resortin në Mal të Zi, stafi arrogant

Ditën e djeshme, JOQ ALBANIA publikoi denoncimin e një qytetareje për helmimin në një resort gjatë pushimeve në Mal të Zi dhe mosmbajtjen e përgjegjësisë nga ana e resortit por edhe guidës.

Duke marrë shkas nga ky denoncim, një tjetër qytetare i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar një tjetër rast të ngjashëm po në Mal të Zi.

Ajo thotë se që ditën e dytë të pushimeve është helmuar në resortin “Pearl Beach Resort” në Čanj.

Edhe pse kishte paguar 1300 euro për këto pushime “all inclusive” ajo thotë se askush nuk mbajt përgjegjësi për helmimin, as resorti dhe as agjencia shqiptare me të cilën kishin shkuar.

Qytetarja thotë se të gjitha ditët e pushimeve iu shkatërruan për shkak të këtij helmimi, që në fakt iu kishte ndodhur edhe pushuesve të tjerë të po atij resorti.

Duke përmendur arrogancën e stafit të resortit, qytetarja iu kërkon shqiptarëve që të mos shpenzojnë kursimet e tyre në këto resorte pasi përfundojnë të helmuar dhe në gjendje të mjerueshme.

Denoncimi i qytetares:

Pershendetje, e njejta situate me helmim familjarisht na ndodhi ne resortin Pearl Beach Resort ne Canj, Mal i Zi, ne muajin ne korrik. Edhe per ne askush nuk mbajti asnje pergjegjesi as agjensia shqiptare ku paguam 1300 euro dhe as resorti. Qe diten e dyte u helmuam dhe kaluam ditet e tjera te pushimeve duke pritur te merrnim veten. U meruam ne te rriturit dhe vajzat e vogla. Edhe shqiptare te tjere qe flisnim neper resort e kishin kaluar 1 eksperience te tille. Personeli arrogant dhe max qe mund te jepnin ishte nr i telefonit te 1 doktori. Publikojeni qe shqipetarer, mos te lene kursimet e 1 viti pune per 7 dite all inclusive qe do ti kalojne ne gjendje te mjerueshme ne dhomen e hotelit, te helmuar nga ushqimi. Flm

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

“Ti je dashnorja e Bled Manes”, moderatorja e njohur e Top Channel ‘shokon’ studion e Ed Manushit

Çdo javë, rubrika “Trotuar” në “E Diell”, Top Channel,...

Horoskopi javor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Mërkuri do të ndërveprojë me Jupiterin, për të të...

‘Nuk më respektoi, as unë nuk…’! Efi flet për sherrin me Luizin: Kurse për Kiarën…

Efi ka dhënë sot një intervistë në “Shqipëria live”...

Flet nëna e Dafinës që u mbajt peng nga burri: U njohën me dashuri. I thoshte mos hap perdet dhe mos …

Detaje tronditëse zbulohen për opinionin publik nga rasti i...