Edhe baballarët vuajnë nga depresioni pas lindjes, këto janë shenjat që shfaqin

Në ndryshim nga vite më parë kur konsiderohej tabu të flitej rreth shëndetit mendor, sot gjithmonë e më shumë po i kushtohet rëndësi kësaj problematike që fatkeqësisht vijon të shënojë rritje në të gjithë botën.

Të gjithë kemi dëgjuar për depresionin pas lindjes (post-partum), referuar ndryshe edhe si ‘baby blues’, por e dini që ai mund të prekë edhe burrat?

Sipas një studimi të publikuar në revistën e Shoqatës Mjekësore Amerikane, rreth 10% e baballarëve të ardhshëm shfaqin simptomat e depresionit post-partum që në tremujorin e parë të shtatzënisë së grave të tyre deri në 6 muaj pas lindjes së foshnjes. Për arsye ende të panjohura, ata përjetojnë ndryshime hormonale gjatë kësaj periudhe.

Niveli i hormonit seksual mashkullor testosteron zvogëlohet, ndërsa niveli i hormoneve “femërore” – estrogjenit dhe prolaktinës, si dhe i “hormonit të stresit” (kortizolit) rritet. Këto çrregullime të kombinuara me mungesën kronike të gjumit shkaktojnë probleme të shëndetit mendor tek ata.

Përpos mungesës së gjumit, edhe faktorë të tjerë si marrëdhënia e ftohur me partneren , problemet financiare dhe përgjegjësitë rreth foshnjes janë burim i shfaqjes së depresionit pas lindjes. Disa burra veçanërisht të ndjeshëm, mund të shfaqin simptoma të tilla si të përziera dhe mbipeshë.

Cilat janë shenjat e depresionit pas lindjes te baballarët?

Te disa meshkuj, depresioni pas lindjes mund të shfaqet me një humor të vazhdueshëm depresiv, ndërsa disa bëhen nervozë madje edhe agresivë. Baballarët mund të vuajnë nga ngulçimi madje edhe sulme paniku.

Ata mund të humbasin interesin për seksin ose aktivitetet që më parë u kanë sjellë gëzim. Një nga shenjat e shpeshta është dëshira për të punuar më shumë – një burrë zhytet gjithnjë e më shumë në punë sepse nuk di si të përballet me stresin.

Ekspertët theksojnë se me këtë situatë përballen edhe baballarët që i vendosin kërkesa të larta vetes dhe shpesh pyesin veten nëse janë mjaftueshëm të mirë si baballarë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...