7 ushqimet që kanë më shumë kalium se bananet

Kaliumi është një mineral që klasifikohet si elektrolit, i cili mbart një ngarkesë elektrike kur tretet në gjak.

Ky mineral ndihmon me shumë procese në trup, përfshirë rregullimin e ujit brenda dhe jashtë qelizave, dërgimin e sinjaleve nervore dhe kontrollin e kontraktimeve të muskujve, shpjegojnë ekspertët.

Gjithashtu ai ndihmon në uljen e presionit të lartë të gjakut, zvogëlon rrezikun e goditjes në tru, parandalon formimin e gurëve në veshka dhe osteoporozën.

Të gjithëve ju shkon mendja tek bananet kur përpiqen të konsumojnë kalium. Megjithatë, një banane e vetme përmban vetëm 9 % të vlerës ditore për kalium.

Ka kaq shumë ushqime të tjera, që janë të bollshme me kalium, me të cilat AgroWeb.org ju njeh më poshtë

Avokadot

Avokadot janë plot me fibra dhe yndyrna të shëndetshme veçanërisht për zemrën.

Vetëm gjysma e një avokadoje përmban 10 % të vlerës ditore për kalium, që është më shumë se ajo e një bananeje.

Patatet e ëmbla

Patatet e ëmbla janë të pasura me vitaminë A, të domosdoshme për shëndetin e syve dhe të lëkurës. Ato gjithashtu janë të mbushura me fibra të shëndetshme për zemrën.

Një patate e ëmbël me madhësi mesatare, përmban 12 % të nevojave tuaja ditore për kalium.

Spinaqi

Spinaqi është i ulët në kalori, i lartë në fibra dhe i mbushur me acid folik. Ai është gjithashtu i pasur me luteinë dhe zeaksantinë, të cilat mbështesin shëndetin e syve. Vetëm 3 gota spinaq, përmbajnë 12 % të nevojave ditore për kalium.

Shalqiri

Sipas ekspertëve, shalqiri është i mbushur me antioksidantë që zvogëlojnë rrezikun për tu prekur nga lloje të ndryshme kanceri.

Për më tepër, 1/8 e një shalqiri përmban 14 % të nevojës ditore për kalium, vitaminë A, Vitaminë C dhe fibra.

Fasulet

Fasulet nuk janë vetëm të pasura me proteina dhe fibra me bazë bimore, por një filxhan me fasule përmban midis 14 dhe 18 % të nevojës ditore për kalium.

Kajsitë

Kajsitë e thata janë një meze e lehtë e shijshme, ato përmbajnë rreth 10 % të vlerës ditore për kalium.

Shegët

Shegët japin përfitime shëndetësore për zemrën, përmbajnë shumë antioksidantë dhe fibra. Ato përmbajnë në mbi 14 % të nevojës ditore për kalium./AgroWeb

Policia në kërkim të Dea Mishel? / Bukuroshja Dea shpjegon sesi ndodhi…

Dea Mishel vijon të mbetet një ndër personazhet më aktivë në rrjete sociale, ku ndan vazhdimisht episode nga përditshmëria e saj. Së fundmi, moderatorja ka ndarë...

A shihni një person të tretë në këtë foto?

Një iluzion optik viral që fsheh fytyrën rrëqethëse të një gruaje është shfaqur në rrjetin social X, dhe njerëzit po përpiqen ta gjejnë atë. Iluzioni...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Shkodranët nuk e “FALIN” i bëjnë të papriturën Maestros në koncert! A E MERITON AI KETE???

Dy ish-banorët e “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli dhe...

“Mori shërbimet më të shtrenjta në sallon”, si klientja ‘ia mbathi’ me partnerin pa paguar

Stilisti i famshëm i flokëve, Sezer Arslan ka rrëfyer...

Monika Lubonja në kërkim të një partneri miliarder! Rrëfimi i aktores: I thashë, ik ….

Monika Lubonja u vendos në qendër të vëmendjes me...

Policia në kërkim të Dea Mishel? / Bukuroshja Dea shpjegon sesi ndodhi…

Dea Mishel vijon të mbetet një ndër personazhet më...