Duket se fama nuk e ka ndihmuar këtë herë Luiz Ejllin, e cili është gjobitur nga policia, duke vërtetuar qartë parimin se para ligjit jemi të gjithë të barabartë.
Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, shfaqet ish-banori i ‘BBV’ i cili është ndaluar nga policia bashkiake për shkak se ka parkuar makinën në vendin e gabuar.
Artisti shihet ta ketë marrë me shumë sportivitet gjobitjen nga policia, duke e pranuar gabimin e bërë, teksa buzëqesh.
Pas pushimeve që ka kaluar së bashku me Kiarën në Turqi, Luizi i është rikthyer përditshmërisë së tij, duke vijuar të marrë pjesë nëpër koncerte të ndryshme.
Nga ana tjetër, Luizi po përflitet se ka nisur xhirimet e këngës së tij të re, për të cilën deri tani nuk janë zbuluar shumë detaje.