E mbani mend Iliazin me dy gra dhe 8 fëmijë!? Ja mesazhi publik që ka ai për to ‘Për 13 vitet e kaluara jam…’

Disa muaj më parë,

në edicionin e lajmeve të “Top Channel”

u trajtua historia e një burri nga Peshkopia,

i cili prej një dekade jetonte nën një çati më dy gratë e tij.

Iliazi, protagonisti i kësaj historie kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për të ndarë me ne më shumë rreth jetës së tij me dy gratë, Anifen dhe Manushaqen.

Iliazi rrëfeu se kur kishte qenë 20 vjeç ishte martuar me shkuesi me Anifen, por pas shumë vitesh përpjekjeje nuk i’a kishin dalë dot mbanë që të bënin një fëmijë.

Për këtë arsye ai i kishte propozuar Anifes që në shtëpi të sillte një grua të dytë me qëllimin që familja e tyre të plotësohej me fëmijë.

Anife fillimisht hezitoi kundrejt këtij propozimi por, më pas, duke parë situatën në të cilën ndodheshin, kishte rënë dakord.

“Kur i kërkova dorën Manushaqes për t’u martuar, bashkë me mua ishte dhe Anifeja, kështu që nuk kishte asnjë problem midis nesh.”,- u shpreh Iliazi.

Tashmë, Anifeja, Manushaqja dhe Iliazi janë të martuar prej 13 vitesh dhe kanë sjellë në jetë 8 fëmijë, të cilët jetonin të lumtur në një shtëpi.

Për këtë arsye, Iliazi i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur”, që të falënderonte dy gratë e tij për familjen që kishin krijuar dhe për harmoninë që kishin midis tyre.

Moderatorja e programit, Arbana Osmani kishte menduar disa sfida për Iliazin dhe nëse ai do t’i realizonte do të fitonte disa çmime.

Sfidat kishin të bënin me larjen e rrobave, hekurosjen e tyre, ndërrimin e pelenave të një bebeje dhe gatimin e një byreku, të cilat Iliazi e pse me pakëz vështirësi, i’a arriti që t’i përfundonte me sukses dhe të fitonte çmimet.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...