Shpëtohen 200 turistë në vendin tonë, anija pësoi defekt. Policia bllokon 18 mjete lundruese, gjoba të majme për pronarët

Policia Kufitare e Vlorës dhe Njësia Policore Detare Vlorë kanë bllokuar gjatë 24 orëve të fundit, 18 mjete lundruese.

Gjithashtu, policia i ka shkuar në ndihmë një anije turistike me 200 turistë në bord dhe një gomoneje me 3 shtetas në bord, pasi të dyja këto mjete lundruese pësuan defekt gjatë lundrimit në det.

Si rezultat i monitorimeve, shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit të veprimeve me patrullat tokësore, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, Policia Kufitare ka bllokuar gjatë 24 orëve të fundit, nga Saranda në Vlorë, 18 mjete lundruese që janë konstatuar në paligjshmëri.

Mjetet e bllokuara janë 13 Jet Ski, 4 gomone dhe 1 skaf.

Në Dhërmi, Palasë, Vlorë dhe Sarandë janë bllokuar 13 mjete lundruese Jet Ski. Njëri nga drejtuesit u ndëshkua me masën administrative 100 000 lekë, për lundrim në zonë të ndaluar, si dhe me masën 20 000 lekë, për mosregjistrim të pronësisë mbi mjetin lundrues, ndërsa 12 drejtuesit e mjeteve të tjera u ndëshkuan secili me masën 10 000 lekë, për mungesë dokumentacioni.

Në Dhërmi, Palasë, Radhimë dhe Vlorë janë bllokuar 4 mjete lundruese gomone dhe 1 mjet lundrues skaf. Drejtuesi i njërës prej gomoneve është ndëshkuar me masën 100 000 lekë, për lundrim në zonë të ndaluar, ndërsa drejtuesit e 3 gomoneve të tjera dhe drejtuesi i skafit janë ndëshkuar secili me nga 10 000 lekë, për mungesë dokumentacioni.

Pasditen e djeshme, Policia Kufitare e Vlorës ka marrë një telefonatë nga një shtetase, e cila kërkonte ndihmë pasi anija turistike me 200 turistë në bord, me të cilën po lundronte, kishte pësuar defekt gjatë lundrimit në det, në Vlorë. Menjëherë, shërbimet e Policisë Kufitare janë nisur me mjetet e tyre lundruese, në drejtim të adresës së dhënë. Anija turistike u nxorr në breg dhe u ankorua në portin e Vlorës.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë Kufitare kanë marrë njoftim se një mjet lundrues gomone kishte pësuar defekt gjatë lundrimit, në gjirin e Borshit. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe kanë ndihmuar këta 3 shtetas, duke i nxjerrë në breg, me mjetin lundrues të Policisë Kufitare.

Pasagjerët e anijes turistike dhe 3 shtetasit që lundronin me gomone ndodhen të gjithë në gjendje të mirë shëndetësore./Albeu.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Shkodranët nuk e “FALIN” i bëjnë të papriturën Maestros në koncert! A E MERITON AI KETE???

Dy ish-banorët e “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli dhe...

“Mori shërbimet më të shtrenjta në sallon”, si klientja ‘ia mbathi’ me partnerin pa paguar

Stilisti i famshëm i flokëve, Sezer Arslan ka rrëfyer...

Monika Lubonja në kërkim të një partneri miliarder! Rrëfimi i aktores: I thashë, ik ….

Monika Lubonja u vendos në qendër të vëmendjes me...

Policia në kërkim të Dea Mishel? / Bukuroshja Dea shpjegon sesi ndodhi…

Dea Mishel vijon të mbetet një ndër personazhet më...