Gjethe Rrushi të Mbushura me Djathë – Receta e Shpejtë Verore

Gjethet e rrushit janë shumë të veçanta në kuzhinë pasi shumë pak receta mund të gatuash me to.

Më e njohura prej tyre vjen nga tradita të lashta të zonës së Ballkanit dhe lindjes.

Të quajtura japrakë, gjethet e rrushit të mbushura me oriz, mish apo erëza duket se kanë fituar zemrën e të gjithë botës.

Ky gatim megjithëse ka një proçes shumë të gjatë përgatitje, në fund shpërblen me shijen e mrekullueshme që dhuron.

Shijen e mirë të japrakëve s’mund ta lini pa e provuar as këtë verë, ndaj Agroweb.org ju sjell një recetë të re të përgatitjes së tyre.

Fare shkurt dhe me shumë pak përbërës, japrakët e mbushura me krem djathi do të jenë vakti më i lehtë i ditëve të nxehta.

Ndiqni më poshtë hap pas hapi mënyrën e saktë të përgatitjes së tyre në shtëpitë tuaja.
Përbërësit

40 gjethe rrushi mesatare
200 gr djathë i bardhë i thërrmuar
300 gr krem djathi
1 tufë majdanoz
1 tufë kopër
një lugë gjelle lëng limoni
piper
kripë

Përgatitja

Për të nisur përgatitjen e japrakëve të mbushur me djathë AgroWeb.org ju këshillon të mbushni një tenxhere të thellë me ujë.

Shtoni rreth 8 gota të mëdha uji në mënyrë që tenxherja të mbushet mjaftueshëm.

Vëreni në zjarr, hidhini pak kripë dhe kur uji të fillojë të ziejë, fusni gjethet të ziejnë njëra sipër tjetrës.

Është e rëndësishme që ato të jenë të gjitha nga i njëjti drejtim në mënyrë që të mos prishen apo çahen gjatë zierjes.

Lërini gjethet të zihen për 10-15 minuta derisa të shikoni që janë holluar dhe zbutur tërësisht.

Pasi të jenë zier futini në një enë të thellë me ujë të ftohtë në mënyrë që të ndahen nga njëra tjetra.

Gjithashtu kontrollojini i kontrolluar nëse janë dëmtuar, pasi është e rëndësishme të jenë të plota.

Kur të shikoni që janë ftohur plotësisht, hiqini gjethet nga uji, kullojini dhe thajini me kujdes.

Për kremin e djathit

Më pas grini koperën me majdanozin në fije të holla dhe përzjejini në një enë të thellë bashkë me kremin e djathit dhe thërrimet e djathit të bardhë.

Sigurohuni të përzieni mirë derisa të formohet një masë kompaktë dhe e trashë pa shumë kokrriza.

Shtoni në fund një lugë gjelle lëng limoni të freskët dhe filloni të përgatisni gjethet.

Për mbylljen e gjetheve

Shtroni një gjethe në një sipërfaqe të drejtë dhe në qendër vendosni një lugë gjelle krem djathi.

Rrotullojeni atë deri në gjysmë duke i palosur anët në mënyrë që të krijohet një formë zarfi i hapur.

Vazhdoni ta rrotulloni gjethen deri në fund dhe ngjisheni pak me duar në mënyrë që të mos hapet.

Bëni kujdes të mos i mbushni gjethet e rrushit më shumë se sa duhet me djathë dhe të mos i shtrëngoni shumë gjatë rrotullimit.

Mbushja këshillohet një lugë gjelle, por ju mund të zgjidhni ta bëni atë edhe në varësi të madhësisë së gjetheve të rrushit.

Bëjeni këtë më të gjithë gjethet e rrushit dhe masën e djathit derisa të përfundoni.

Vendosini njëra pas tjetrës në një pjatë dhe tashmë japrakët tuaj janë gati për t’u servirur.

Mund t’i shoqëroni sipas dëshirës me pak kos dhe vaj ulliri për një shijë shumë të freskët verore./AgroWeb.org

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...