“Çmime dhe shërbim i shk…”, italianët nxjerrin faturën: S’do e besoni sa paguam në Shqipëri për një pjatë midhje dhe gjysmë litër verë

Vendi ynë është “përmbytur” nga turistët italianë këtë verë. Të shumtë janë ata që kanë mbetur të kënaqur.

Ky është rasti i një turisti italian, i cili ka postuar fotografinë e faturës nga një restorant në Sarandë.

Ai në Facebook thotë se çmimet janë shumë të lira dhe se shërbimi ishte i shkëlqyer. Postimi i tij ka tërhequr vëmendjen e medieve italiane të cilat e kanë pasqyruar gjerësisht.

Turisti thotë se për një pjatë midhje dhe gjysmë litri verë të bardhë, ka paguar 8 euro.

Ai shprehet se restoranti gjithashtu ka vendosur t’i qerasë me një pjatë “xaxiq” dhe pak bukë falas.

“E sigurt që çmime të tilla nuk i gjen në Itali”, shkruan ai.

 

Mesa duket është koha të promovohen bizneset model, të cilat nuk abuzojnë me turistët e huaj dhe ofrojnë shërbim të kulturuar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

U bllokuan nga moti i keq, evakuohen banorët dhe familjet në Theth

Moti i keq ka përfshirë ditën e sotme qarkun...

A është Tamara fshati më i bukur i Shqipërisë?

E vendosur në zemër të Alpeve të Veriut, në...