‘Simboli i memeve’, ngordh qeni më i famshëm në botë

Qeni me famë botërore Balltze Cheems, i cili ishte një nga qentë më të famshëm në mediat sociale, ngordhi të premten gjatë operacionit torakotomi, njoftoi pronari i tij.

Bëhet fjalë për qenin e racës Shiba Inu, i cili u bë viral në vitin 2017, për pamjen dinake dhe pozat e çuditshme që merrte në foto, madje u kthye në një simbol meme-je.

Balltze ndërroi jetë të premten në mëngjes gjatë torakotomisë së tij të fundit. Pas këtij operacioni donim t’i organizonim kimioterapinë apo ndonjë trajtim tjetër të mundshëm, por tashmë është vonë”, shkruan ata në një deklaratë për humbjen e qenit.

“Mos u trishtoni, ju lutem mbani mend gëzimin që Balltze i solli botës… Ai ndihmoi shumë njerëz gjatë pandemisë dhe solli shumë gëzim për shumë prej jush, por tani misioni i tij ka përfunduar. Besoj se ai po vrapon lirshëm në qiell dhe po ha ushqim shumë të shijshëm me miqtë e tij të rinj. Ai do të jetë gjithmonë në zemrën time. Shpresoj që të vazhdojë t’u sjellë gëzim të gjithëve në botën online, kjo është kërkesa ime e vetme modeste”, ka shkruar pronari në postim.

Ky frut para vaktit na ndihmon të humbim deri në 4 kg dhe redukton yndyrën e barkut

Ngrënia e një molle në ditë ndihmon në djegien e yndyrës së barkut dhe mund të kontribuojë në humbjen e peshës që mund të...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Ky frut para vaktit na ndihmon të humbim deri në 4 kg dhe redukton yndyrën e barkut

Ngrënia e një molle në ditë ndihmon në djegien...

RRËZOHET NGA KALAJA E ROZAFËS, NDËRRON JETË SHTETASI SLLOVEN

Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 19:00, shtetasi slloven S. P., 65...

Parashikimi i horoskopit nga Jorgo Pulla: Tetori, muaji kur dalin në pah skandalet

Astrologu Jorgo Pulla, ishte i ftuar në emisionin “Good...