Do martohej por mori vesh që… është e martuar me një shqiptar!

Një grua nga Selaniku është tronditur kur po përgatitej të vishej nuse dhe mësoi se… rezulton të jetë e martuar, me një… shqiptar!

Historia nisi kur një grua 31-vjeçare, e cila duke ndjekur procedurat e përcaktuara për kryerjen e martesës me partnerin e saj prej shumë vitesh, u njoftua se në fakt rezulton e martuat ligjërisht me një burrë të panjohur për të.

“Burri” i saj është shtetas shqiptar dhe ajo thotë se nuk e ka parë kurrë në jetë. Siç thuhej në dokumentacion, ai jeton me të në një shtëpi me qira, qindra kilometra larg vendbanimit të saj!

Gruaja në fjalë kishte planifikuar të martohej gushtin e ardhshëm, por, pas këtij zhvillimi, duket se nuk do të arrijë të përmbushë datën e caktuar, pasi kërkohen vendime gjyqësore që marrin shumë kohë për të anuluar martesën ekzistuese.

Sipas avokatit të saj, 31-vjeçarja ishte viktimë e një mashtrimi nga persona që përdorën identitetin e saj të vjedhur.

Aplikimi për martesë civile

Një muaj më parë, gruaja aplikoi online për martesë civile me qëllim që të martohej me të fejuarin e saj.

Dasma ishte caktuar të mbahej në rajonin e Halkidikit, më 26 gusht 2023, raporton noa.al.

Në datën 22 qershor, me e-mail, gruaja mori një mesazh nga GOV.GR ku shkruhej “pamundësi për të përpunuar kërkesën tuaj sepse ka një zgjidhje në pritje të pjesës tuaj familjare”. Në galeri shihni fotot e këtyre të dhënave

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...