Raportet e ish-banorëve të “Big Brother” kanë mbajtur pezull publikun që pas përfundimit të spektaklit. Teksa ende nuk i kemi parë bashkë që pas përfundimit të “Big Brother VIP”, të gjithë jemi shumë kuriozë të dimë se si është raporti mes Efi Dhedhes me Kiara Titon.
Ndonëse ndiqen në rrjete sociale, ende nuk kemi parë shenja të miqësisë mes dy vajzave, të cilat nuk u ndanë mirë nga përfundimi i “Big Brother Vip”. Disa ditë më parë, rrjeti u bë “lëmsh”, pasi Efi postoi një video, duke iu përgjigjur një fansi që e quante “llullë”, epitet ky i përdorur për moderatoren Kiara Tito.
Mirëpo, së fundmi Efi u ka dhënë fund aludimeve nëse postimi i saj me “vape” ishte kunjë për Kiara Titon, teksa shtoi se nuk ka arsye se përse të hedhë kunja ndaj personave të tjerë.
Mirëpo, së fundmi Efi u ka dhënë fund aludimeve nëse postimi i saj me “vape” ishte kunjë për Kiara Titon, teksa shtoi se nuk ka arsye se përse të hedhë kunja ndaj personave të tjerë.
“Kjo është gjë shumë e tmerrshme, prandaj them se kjo është arsyeja se përse nuk dal në intervista. Njerëzit nuk e kanë kuptuar që unë tani kam një jetë, jeta ime nuk i përket më askujt dhe nuk ka kunja. Në fakt unë vape e kisha çështje pune pavarësisht se ma morën për tjetër gjë. Ideja është këtu, në periudhën që unë isha brenda, mesa di kam pas periudhën që më thërrisnin me një lloj epiteti”, tha Efi.
Ajo shton se kapitulli i “BBV” është mbyllur, e se kërkon që të marrë vëmendje për gjëra të tjera e jo për të tilla veprime.
“Ai është epiteti im, kaq, nuk ka. Përtej shakave unë e kam mbyllur atë kapitull. Nuk kam pse të hedh kunja, nuk dua më të marr vëmendje për këtë gjë, e mora kur ishte momenti. Në këtë pikë të jetës dua të marr vëmendje për gjëra të tjera”, u shpreh Efi.
Më tej, Efi është pyetur dhe për marrëdhënien e saj me Mikelën, një tjetër ish-banore e BBV, njëkohësish edhe mike e saj, për të cilët u shpreh se nuk janë distancuar dhe se vazhdojnë të kenë miqësi.
“Nuk jemi distancuar kurrë, por në momentin që rritemi nuk është më shoqëria si më parë, pasi secili ka punët e veta. Kemi marrë drejtimet tona por nuk që kemi prishur shoqërinë”, u shpreh ish-banorja e BBV.
E pyetur lidhur me karrierën e saj televizive, dhe nëse do ta shohim në ndonjë program televiziv, Efi u shpreh se nuk ka asgjë në planet e saj dhe se tashmë është e fokusuar në biznes. Megjithatë, të gjithë po presin pjesëmarrjen e saj në “Dancing with the Stars”.
Ish-finalistja e “Big Brother” do të jetë pjesë e sfidës së kërcimit, duke treguar kështu një anë tjetër të sajën. Vetëm pak javë më parë, u përfol se ajo i kishte dhënë fund lidhjes me të dashurin e saj. Ajo ka marrë një pyetje për të dashurin dhe gjatë një bisede virtuale të zhvilluar me ndjekësit e saj në “Instagram”.
“Je e lumtur me çdo gjë që deri tani çfarë ke arritur? Dhe a je akoma me të dashurin?”, është pyetje që ndjekësja i drejton Efit. Kjo e fundit i jep më së shumti përgjigje pyetjes së parë, por nëpërmjet saj na jep përgjigje me mesazhe të koduara dhe për pyetjen e dytë, siç janë fjalët “cikël i ri” apo “gjëra të këqija”.
“Normal që jam pafund e lumtur, por mund të themi se tani është një cikël i ri i jetës, që do të thotë, në momentin që ti e arrin diçka, për mua aty nis gjithçka, nuk është ajo rruga deri tek arritja, është rruga që ti do bësh për ta mbajtur të gjithë këtë. Kështu që, ka të mira, por ka edhe gjëra të këqija”, shprehet Efi.
Vera për të ka qenë një moment i mirë për të pushuar. Brunia seksi ka bërë disa ditë pushimesh luksoze në Monako, ku edhe nuk i ka kursyer pozat në rrjetet sociale. Por teksa të gjithë prisnim ta shikonim me të dashurin, ajo edhe njëherë na tregoi se këto ditë, ka qenë single, duke shijuar pushimet luksoze.
Tashmë, para se të nisi eksperienca e saj e re televizive, ajo ka folur edhe njëherë për raportet e krisura brenda shtëpisë së “Big Brother”.