SHPËTOHET NË ALPE TURISTJA SHTATZËNË

Një turiste spanjolle e cila ndodhet në muajin e gjashtë të shtatzanisë është shpëtuar teksa po ecte në shtegun Theth-Valbonë.

Gruaja që është në pritje të ëmbël nuk është ndjerë mirë teksa po ecte në këmbë në shtegun nga fshati turistik i Thethit drejt Valbonës dhe në atë moment ka kërkuar ndihmë. Menjëherë një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë ka shkuar për ta shpëtuar turisten shtatzanë e cila nuk mund ta përfundonte shtegun ku po ecte në këmbë.

Nëna shtatzënë nga Spanja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën. Pas këtij operacioni shpëtimi që rezultoi i suksesshëm reagoi Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila shkruan: “Një turiste spanjolle në muajin e gjashtë të shtatzënisë është shpëtuar për mrekulli në shtegun Theth-Valbone falë ndërhyrjes në kohë të ekipit të Njësisë së Helikopterëve. Nëna dhe fëmija janë jashtë rrezikut për jetën, falë kujdesit mjekësor të stafeve tona”.

Ky është rasti i tretë brenda një kohe të shkurtër që zhvillohen operacione shpëtimi për turistët e huaj në alpet shqiptare. Fillimisht ishte një grua gjermane që mbeti e bllokuara, pak ditë më parë disa turistë francez që po ashtu humbën rrugën dhe ishin bllokuar dhe sëfundmi edhe turistja spanjolle shtatzënë që këtë radhë u transportua përmes helikopterit ndërsa dy rastet e para kanë qenë forcat e policisë dhe banorët e zonës që u kanë ardhur në ndihmë turistëve. Alpet shqiptare kanë bukuri të rralla natyrore ndaj preferohen nga të huajt, numri i të cilëve është shtuar por nga ana tjetër gjithnjë kërkohet kujdes për shkak të zonave të thepisura dhe rrezikshmërisë që mund të jetë.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...