Efi injoron Kiarën dhe Luizin? Vëmendjen e mora vetë në momentin e duhur!

Marrëdhënia Luiz-Efi-Kiara ka qënë një ndër ngjarjet më të komentuara gjatë edicionit të dytë të BBV, qoftë kur treshja ishte brenda shtëpisë por edhe jashtë saj.

Ndërkohë që Luizi dhe Kiara vijojnë të shijojnë lidhjen e tyre, Efi Dhedhes është distancuar ndaj dyshes, duke mos i mbështetur aspak në projektet e tyre.

Së fundmi, në mediat online qarkulloi lajmi se Efi ironizoi Kiarën në një prej postimeve të saj, në lidhje me cigaren elektronike, ku dikush nga ndjekësit e saj e quan “llullë”, epitet që më së shumti është përdorur për Kiarën.

Në një intervistë të dhënë për “Pushime On Top”, Efi është pyetur rreth këtij postimi se si qëndronte e vërteta dhe ajo është përgjigjur se Big Brother për të është një kapitull i mbyllur.

“Unë tani kam një jetë dhe nuk kam asnjë kunjë me askënd. Thjesht dua të sqaroj që cigaren elektronike e kisha për punë por pavarësisht kësaj unë kur kam qënë brenda shtëpisë, jam etiketuar si “llulla” kështu që sinqerisht nuk ka asgjë”.

“Përtej shakave unë e kam mbyllur atë kapitullin, nuk kam pse të hedh kunja, nuk dua të marr vëmendje nga kjo lloj gjëje, e mora kur ishte momenti. Tani unë vëmendjen dua ta marr për gjëra të tjera, për ndonjë arritje timen, për një punë që bëj”.

E pyetur nëse vazhdon të ketë komunikim me ish-banorët, Efi është përgjigjur në një mënyrë mjaft diplomatike, duke thënë: “Me shumicën po”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...