Pushimet në Shqipëri, 248% më lirë se në Itali

“Bum turistik” sepse gjithçka kushton më pak në Shqipëri. Një sërë mediash italiane i kanë kushtuar hapësirë këtë të hënë studimit të bërë nga “Consumerismo No Profit”, një shoqatë në mbrojtje të konsumatorëve italianë.

Sipas të dhënave të publikuara prej saj, të kalosh pushimet në Shqipëri kushton 248% më pak se në Itali. Ajo nënvizon se turistët kanë zgjedhur të kalojnë Adriatikun edhe pse ndoshta pushimet në vendin e tyre do të kishin një shërbim më të mirë.

Në studim thuhet se për të fjetur 7 netë në një nga resortet bregdetare më të njohura të Shqipërisë, nga data 21 deri më 28 Gusht në një dhomë dyshe, shpenzimi minimal fillon nga 175 Euro në Vlorë deri në 420 Euro në Qeparo dhe se maksimumi për një javë ishte rreth 5600 Euro.

Ndërsa në plazhet italiane nis 564 Euro për të shkuar deri në 15 mijë Euro. Studimi ka marrë në krahasim 6 resorte bregdetare të njohura shqiptare dhe po kaq të tilla në rivierën italiane. Dhe sipas saj shpenzimet variojnë nga 130 në 248% më shumë në Itali.

Studimi vëren se 21% e italianëve preferojnë të kalojnë pushimet jashtë ku Shqipëria, Greqia dhe Spanja janë destinacionet kryesore.

Tv Klan

 

Rruga “Marin Biçikemi” në Shkodër në gjendje të rënduar, qytetarët kërkojnë zgjidhje

Dëmtimi i pllakave në rrugën “Marin Biçikemi”, përballë Katedrales në Shkodër, është kthyer në një shqetësim serioz për banorët dhe drejtuesit e automjeteve. Gropat...

TikTok ende funksional në Shqipëri, bllokimi zyrtar shtyhet me disa ditë

Pavarësisht vendimit për mbylljen e TikTok në Shqipëri, platforma vijon të jetë e aksesueshme, megjithëse me vështirësi dhe shenja të qarta të një bllokimi...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Rruga “Marin Biçikemi” në Shkodër në gjendje të rënduar, qytetarët kërkojnë zgjidhje

Dëmtimi i pllakave në rrugën “Marin Biçikemi”, përballë Katedrales...

TikTok ende funksional në Shqipëri, bllokimi zyrtar shtyhet me disa ditë

Pavarësisht vendimit për mbylljen e TikTok në Shqipëri, platforma...

Aksident me vdekje në Shkodër, automjeti përplaset me ambulancën

Një aksident me vdekje ka ndodhur në rrugën Shkodër-Koplik. Një...

Rruga Shëngjin-Velipojë drejt përfundimit, investim strategjik për zhvillimin e turizmit

Projekti infrastrukturor Shëngjin-Velipojë, me vlerë 3.8 miliardë lekë, është...