12 përgjigje për të sëmurët me diabet nga doktor Florian Toti

12 përgjigje për të sëmurët me diabet
Nga Florian Toti, mjek në shërbimin e endokrinologjisë në QSUT

A duhet të përfshihen perimet në dietën e diabetikut?

Është e rëndësishme të përmendet se dieta e një diabetiku duhet patjetër të jetë e pasur me të gjitha llojet e perimeve, si: barbunja, patëllxhani, spinaqi, bamja, preshi, kungulli etj. Perimet janë të pasura me vitamina. Gjithashtu, në menunë e drekës së një diabetiku nuk duhet të mungojnë të gjitha llojet e sallaturinave dhe më tepër sallatat me perime të freskëta, si: domate, kastraveca, karrota, speci, lakra, sallata jeshile, radhiqet etj.

A duhet të konsumohet veza?

Veza është shumë e pasur me albuminë dhe kolesterol, për këtë arsye nuk duhet përdorur pa kriter, rekomandohet konsumi i një deri në dy kokrra vezë në javë.

A duhet të përdoret qumështi?

Qumështi duke qenë se është i pasur me kalcium, është i rekomanduar të përdoret si vakt, kryesisht në mëngjes, një gotë 200 deri 250 ml, por pa yndyrë.

A lejohen të përdoren arrat, bajamet ose lajthitë nga diabetikët?

Megjithëse kanë një përmbajtje të lartë yndyrore, ato kanë një efekt pozitiv në uljen e kolesterolit, pra konsumimi në sasi të pakta është i lejuar.

A lejohet të përfshihen limoni në dietën e diabetikut?

Limoni duhet të përdoret në mënyrë të kufizuar, sepse është i pasur me karbohidrate.

A mund të përdoren djathi, gjiza, kosi apo dhalla (bulmetrat)?

Duke qenë se janë produkte të pasura me kalcium, ato lejohen të përdoren, dhe janë më të rekomanduarat përdoren në vaktin e drekës të shoqëruara me një fetë bukë (60 gr) për shoqërim mund të përdoren edhe domatja, kastraveci.

A duhet të përdoret sallata me ullinj?

Ullinjtë rekomandohet të përdoren, por në mënyrë të kufizuar, pasi janë të pasura me yndyrë.

Çfarë mishi duhet të konsumojë një diabetik?

Rekomandohet të përdoren të gjitha llojet e mishrave, por duhet që mishi të mos ketë dhjamë.

A duhet të përdoret peshku?

Peshku është shumë mirë të përdoret pasi është i pasur me proteina, rekomandohet të përdoret në vaktin e drekës.

Sa gramë bukë duhet të konsumohen në ditë?

Duhet pasur një kujdes të veçantë në sasinë dhe llojin e bukës që përdoret, nuk duhet të kalohen 2 deri në 3 feta bukë në ditë, ku preferohet buka e zezë ose bukë thekre, pasi thithet ngadalë zorra, sepse është e pasur me fibra dhe ndihmon në jashtëqitjen, por nuk është e ndaluar dhe përdorimi i bukës së bardhë.

Rekomandohet të konsumohet rreth 180 gr bukë në ditë. Nuk është parë ndonjë ndryshim në kalori nga përdorimi i bukës së misrit apo bukës së bardhë, me të vetmin ndryshim se ndjesia e të ngopurit kur përdoret buka e misrit arrihet me një sasi më të vogël se sa me bukën e bardhë. Po ashtu nuk ka ndryshime në kalori midis bukës së thekur dhe asaj të pa thekur.

A mund të përfshihen shpesh brumërat në ditë?

Të gjithë diabetikët, ashtu si gjithë njerëzit, mund të përdorin brumërat në dietën e tyre, por ato duhet të jenë të kufizuara në sasi dhe në kohë pasi janë të pasura me sheqerna. Pra, një diabetik mund të konsumojë makarona, pilaf, pastiço, byrek, por këto duhet të konsumohen vetëm në vaktin e drekës dhe të shoqëruara me mish dhe sallatë. Në rastin kur do të vendosni të konsumoni brumëra, duhet të hiqet gjella nga menuja e drekës dhe e pashoqëruar me bukë.

A është i lejuar konsumi i frutave të thata?

Rekomandohet që konsumi i tyre të jetë i kufizuar, sepse janë të pasura me sheqer./ https://propacientit.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...