Vajza po i kurohet në Gjermani, thirrja e gazetarit: Ajo ka nevojë vetëm për lutjet tuaja

Gazetari Defrim Methasani, ka bërë apel që të mos shpërndahen më thirrje në rrjetet sociale, për ndihmë për vajzën e tij, e cila po kurohet në Gjermani.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Methasani ka sqaruar situatën, duke thënë se vajza e tij po kurohet në Gjermani dhe ndonëse familja po has një situatë jo të lehtë financiare, është porosi e vajzës, që edhe për shkak të keqkuptimeve në rrjet të mos bëhej publik rasti.

Mirëpo së fundmi nga miq dhe shokë të gazetari së pari në rrjetet sociale e mandej edhe në media, u shpërndanë thirrje për ndihmë, çka solli edhe këtë reagim të Methasanit.

Reagimi i plotë:

Një postim, shumë mirënjohje dhe një sqarim! Të nderuar miq, kolegë, të njohur dhe të panjohur!
Sot portalet dhe shumë miq në fb kanë postuar statuse dhe lajme të situatës shëndetësore të vajzës sime Luna, natyrisht me dëshirën e mirë duke bërë lutje dhe ndihmë për shërimin e saj. Ka 5 muaj në fakt që vajza ka probleme shëndetësore dhe ndodhet për kurim në Berlin në Gjermani.

Porosia e vajzës që kur ndodhi kjo situatë e papritur ishte që unë të mos postoja asgjë, sepse nuk duam që vështirësia dhe halli ynë, të bëhet objekt diskutimi edhe për ndonjë spekullum të pamerituar që na lëndon qoftë edhe padashje më shumë se edhe sëmundja e saj.

Pritje mbi tri orë në Merdar për të dalë nga Kosova, kjo është situata në pikat tjera kufitare
Unë vërtet kam patur nevojë për financa, sepse dihen çmimet atje, por falë miqve që kam ia kam dalë dhe ju jam shumë mirënjohës nga zemra. Unë e kuptoj dëshirën tuaj, por ju lutem nuk dua postime dhe lajme, sepse qetësia e vajzës më duhet më shumë se asgjë tjetër në këto momente.

Në dyert e shtetit realisht nuk kam trokitur, madje një telefonatë e ministres Ogerta Manasterliu sot, më kërkoi ta takoja për të qënë pranë meje.

Unë i shpreha mirënjohjen, madje e falenderoj për interesimin atë, ashtu si edhe drejtorin e përgjithshëm të RTSH zotin Alfred Peza që më është gjendur pranë në këto momente të vështira. Ndaj ju lutem rrjeteve sociale, miqve në fb apo kolegëve të televizioneve, të më mirkuptojnë. Mjaft me postime dhe thirrje për kontribute!

Luna ka nevojë vetëm për lutjet tuaja Ju faleminderit dhe miliona herë mirënjohje!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...