“S’kam qenë kurrë në Vlorë, policia më ka vendosur gjobë në Qershor, sot e mora vesh”

Sistemi i gjobave vijon të jetë plot me probleme në vendin tonë.

Shpeshherë ky sistem është jashtë funksionit, por edhe kur punon, qytetarët përballen me problematika nga më të ndryshmet.

Së fundmi një qytetare nga Kuçova i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar problemin me të cilin është përballur.

Ajo thotë se ditën e sotme ka shkuar për të paguar një gjobë, por aty ka marrë vesh se më datë 18 Qershor në Vlorë ka marrë një gjobë me vlerë 1000 lekë e cila bashkë me kamatën dhe komisionin ka kapur vlerën e 1670 lekëve.

Por qytetarja thotë se nuk ka qenë asnjëherë në Vlorë dhe askush nuk e ka përdorur makinën e saj.

Ajo ka dyshime se policia mund t’i ketë vendosur gjobën sa për të mbushur numrin, ose mund ta ketë ngatërruar me ndonjë makinë tjetër, pasi vetë s’ka qenë kurrë në Vlorë.

Denoncimi i qytetares:

Prsh si jeni doja me nda nje rast me ju. Shkova pagujta i gjob sot e shoh qe ne kishim marr i gjob ne vlor prej 1,670,00 nderkoh ne skemi qen ne vlor kurr ene e kan ven gjoben sa me mbush numrin e gjobave kot me kot spo e kuptojn ca po ndodh ??

Ne kemi shkuar me pagujt i gjob ne zonen ton me vler 500 milek ene na thot zonja qe paguam gjoben keni marr i gjob me vlor prej shumes qe ju kemi nis me foto. Ne skemi shkuar ne vlor gjoba asht marr ne qeshor ne skemi pas lidhje me vloren qe kemi marr gjobën. Makina nuk asht perdor na asnje person tjter. E kan vendos per ndonje makin tjeter ose ekan vendosur per me mbush numrin e gjobave sepse ne skemi qen ne vlor

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Shkodra priti ndërrimin e viteve në shesh me spektakël si asnjë qytet tjetër

Qytetarët pritën Vitin e Ri në shesh me një...

Qeveria shqiptare akordon pension të posaçëm për prof. Zef Çobën

Akordimi i pensionit të posaçëm nga qeveria shqiptare për...

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...