Qytetarja: Skandal çmimet në plazhe, 1300 lekë pecetat e lagura në farmaci, 3.70 € në internet

Vera si gjithmonë sjell emigrantët shqiptarë në vendlindje, pasi pushimet duan t’i kalojnë pranë njerëzve dhe vendit të tyre.

Por kur vijnë këtu shtangen nga shërbimi që marrin por edhe çmimet stratosferike dhe abuzimet që bëhen.

Një shqiptare që ka ardhur me pushime në Durrës është habitur kur ka parë çmimin skandaloz të një pakoje me peceta të lagura për fëmijë.

Në një farmaci në këtë qytet ajo ka parë se ato kushtojnë 1300 lekë të reja. Por kur i ka kontrolluar në internet, të njëjtat peceta kushtojnë vetëm 3.70 euro.

Në këto rrethana lind pyetja, a do rikthehet sërish qytetarja në Shqipëri kur përballet me një abuzim të tillë?

Denoncimi i qytetares:

Pershendetje Joq, Ndodhem ketu ne Durres dhe shof letrat e laguraa per femijet me cmim skandal €13 euro. Nje gje qe nuk kisha par ne asnje vend tjeter me ket cmim po te njetat i shof online me €3.50

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Thethi si zonë lufte, banorët dhe turistët pre e reprezaljeve të IKMT dhe Policisë

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Greta Bardeli, ka...

Kuvendi i Burrave mblidhet para kishës: Asnjë investitor nuk do gëzojë tokë në Theth

Kuvendi i Burrave të Shalës kërkon ndaljen e prishjeve...

Bajraktari i Shalës, reagon ashpër ndaj Fatmir Metës dhe sjelljes së shtetit

Reagimet pas ngjarjes së rëndë në Theth nuk kanë...