“Kërkoj dikë me m’pi….”/ Ky është mesazhi i Capital T pas koncertit

Mbrëmjen e kaluar Prishtina u elektrizua nga koncerti “Time Capsule 2” i Capital T. Të rinj e të reja, nga Kosova e jo vetëm, ndoqën nga afër koncertin e këngëtarit.

Kur kanë kaluar orë nga koncerti, Capital T ka ndarë me ndjekësit mesazhin falenderues. Ai thotë se ndihet personi më me fat për atë që ndodhi mbrëmë.

Mirëpo, në fund ai nuk tregoi se nëse në një të ardhme do organizohet “Time Capsule 3”.

Mesazhi i Capital T

Hej Prishtinë. Tash u zgjova nga ëndrra… Ende s’jam në gjendje ta perceptoj at që ka ndodh mbrëmë. Po kërkoj dikush me m’picku. M’keni bo mu ndi njeri ma me fat n’botë dhe çdo dilemë, frikë, pasiguri, apo ide për t’u tërhequr ka marrë përgjigje dje. PO, ia ka vlejt gjithçka kam kalu. Ky është rrugëtimi më i bukur i jetës sime dhe s’do kish qenë kurrë kështu pa JU.

Dhe unë s’du tjetër veçse me ju thënë FALEMINDERIT secilit prej jush që ishin dje për mua aty. Ju që keni ardh nga (lagjet qe përmendi 2PO2). Ju të tjerëve që keni ardh nga Peja, Gjakova (disa qytete), juve që erdhët nga Tirana ime, mërgimtarëve të Kosovës.

Gjithsecilit që dje, në mes të muajit më të nxehtë të verës, mund të zgjidhnit të ishit kudo, në det a mal, club a shtëpi; por s’e bëtë. Lat gjithçka për të qenë ME MUA, PËR MUA. Djali i Prishtinës e pa realitet ëndrrën e tij falë jush dhe përveçse me shumë punë për muzikë të mirë s’di si t’ju thotë FALEMINDERIT.

Ishalla ia dal që gjithë këtë dashni që ma keni dhënë, t’mund t’jua kthej në tjera “shenja” me muzikën time në jetën tuaj. Dikush më tha mbrëmë se me ty kemi festu dashninë e ‘qajt’ ndarjen e kemi kalu shumë momente të rëndësishme në jetë,

Tash e tutje, dashtë Zoti veç gëzojmë bashkë.

Zoti ju bekoftë krejtve!

Ju don, Trimi!

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...