“Jam abuzuar se*sualisht në moshën 4-vjeçare”, rrëfimi tronditës i “Miss Nju Jorku”-t

Rachelle di Stasio u kurorëzua së fundmi Miss New York dhe është gati të konkurrojë për titullin Miss USA 2023 muajin e ardhshëm në Nevada.

Ajo është 26 vjeçe, ishte balerinë në shkollën prestigjioze të Teatrit të Baletit Amerikan dhe iu desh të bënte një ndryshim në karrierë pas ndrydhjes së këmbës.

Edhe pse ishte një vendim i vështirë, thotë ajo, karriera e modelingut e ka shpërblyer pasi i përket një prej agjencive më të mëdha në SHBA dhe tashmë ka fituar një titull të madh.

“Konkurset e bukurisë kombinojnë gjithçka që dua, të jem në skenë, të kërcejë, të fotografohem, të flas me njerëzit. Unë mund t’i shijoj të gjitha pasionet e mia në të njëjtën kohë”, thotë Rachelle, duke folur për New York Post.

Por përpara se të “shkëlqente” si modele, 26-vjeçares iu desh të mbijetonte traumën e abuzimit seksual kur ishte vetëm 4 vjeç. Stasio u abuzua seksualisht në moshën 4 vjeçare dhe punon me një organizatë jofitimprurëse që ndihmon viktimat e përdhunimit dhe abuzimit.

“Dua të dëgjohem, të ndaj historinë time dhe të jem pjesë e diçkaje të bukur. Isha në gjendje të përdor zërin dhe fuqinë time për të arritur këtu ku jam sot. Dua t’u tregoj grave të tjera se e kaluara nuk ndikon në vetëvlerësimin e tyre dhe atë që janë sot”, ka qenë deshmia shokuese e modeles.

“Të flasësh publikisht për atë që më ndodhi më ndihmoi shumë të shërohesha”, tha Rachelle di Stasio. “Kurora më ndihmoi të përqafoj atë që jam në të vërtetë”.

“Unë besoj se historia ime u jep shpresë njerëzve të tjerë, nuk ka të bëjë më vetëm me mua. Ka të bëjë me ndarjen dhe të qenit të pambrojtur, në mënyrë që njerëzit të mos ndihen të vetmuar,” shtoi ajo.

Në fakt, ajo beson se “autenticiteti” i saj e ka ndihmuar të shkëlqejë në fushën e vështirë në të cilën punon dhe ku konkurrenca është e lartë. “Kjo është ajo që më bën të dalloj si konkurrente. Pasioni im për të ndihmuar njerëzit e tjerë”, theksoi Rachelle.

Sa i përket titullit të ardhshëm Miss USA, ajo thotë se do t’i japë “të gjitha ose asgjë”. “Unë do të lë zjarrin tim dhe dritën time të shkëlqejë!”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...