Ilda Bejleri prezanton partnerin, kush është biznesmeni që i fitoi zemrën dhe historia në fshehtësi

Moderatorja Ilda Bejleri ka festuar pak ditë më parë ditëlindjen e parë të vajzës së saj, Siena. Por nga ana tjetër, festa që bëri bashkë shumë VIP-a, ishte dhe një mundësi e mirë për të kurorëzuar dashurinë e saj disavjeçare me biznesmenin që prej kohësh e mbante larg syrit të publikut.

Dyshja duken tepër të lumtur pranë njëri-tjetrit, teksa në krah mbajnë Sienën, vajzën e tyre. Ilda e ka ruajtur me fanatizëm të madh partnerin nga mediat, pasi prej shumë kohësh po shijon një romancë me një biznesmen.

Ajo u bë nënë për herë të parë në gusht të vitit 2022 dhe më pas i është përkushtuar tërësisht së bijës. Moderatorja zgjodhi ta mbante vetëm për vete gjithë periudhën e shtatzënisë dhe vetëm muajin e fundit vendosi të publikojë foto me barkun e rrumbullakosur.

Megjithatë, ishte “Panorama” ajo që zbuloi shtatzëninë sekrete të saj. Ndërsa për sa i përket aspektit profesional, ajo pati një shkëputje nga televizioni, madje emisioni i fundit që ka moderuar nuk kishte të bënte më sportin, pasi Ilda Bejleri zgjodhi të moderonte një emision ndryshe, siç është “T’ka mami yll” .

Historia e saj e dashurisë për shumë vite është mbajtur diskrete nga vetë protagonistët, duke zgjedhur ta jetojnë të distancuar nga zhurma mediatike.

Megjithatë, nëpër qarqe të ndryshme, të gjithë e njohin partnerin e Ildës, Arditin, si një ndër biznesmenët më të suksesshëm. E ftuar në “Goca dhe Gra”, muaj më parë, moderatorja tregoi shumë detaje në lidhje me periudhën e shtatzënisë dhe emocionet që mësoi kur ishte në pritje të një vajze.

“Kam bërë shtatëtetë teste për t’u siguruar që isha shtatzënë. Zoti na bekoi me një vajzë. Jam shumë e lumtur, se në fillim më thoshin të gjithë që do të bësh çun, nuk e di pse kisha këtë idenë sikur do isha mama çunash. Kur mësova se ishte vajzë, ngela pak si pikëpyetje. Ka qenë një periudhë shumë e bukur, e kemi përjetuar shumë bukur. Vajzat vërtet janë një bekim. Kur i kam thënë babit tim, iu mbushën sytë me lot dhe më tha unë nuk e imagjinoj jetën pa ty. Vajzat gjithmonë, përveçse do jenë shoqe shumë të mira, janë speciale për të gjithë familjen”.

Në lidhje me emrin e vajzës, (Siena) Ilda zbuloi se ishte ajo që ia ka vendosur: “Emrin ia kam vënë unë, po shihja një film dhe më pëlqeu si tingëllonte si emër. E kam parë që përdoret shumë dhe në sandale, dhe veshje”.

Më tej moderatorja tregoi se cila është pjesa më e vështirë në shtatzëni dhe në mëmësi. E pyetur se cila është pjesa më e vështirë e shtatzënisë dhe e mëmësisë, gazetarja përgjigjet: “Pjesa më e vështirë janë ditët e para, edhe muaji i fundit është i vështirë kur mezi lëviz. Sa ia merr dorën dhe pastaj çdo gjë bëhet më e thjeshtë. Falë Zotit kam dhe njerëz që më ndihmojnë. Pjesa më e vështirë është nata”, u përgjigj ajo.

E tashmë që familja po jeton ditë të arta, Ilda nuk e fsheh më dashurinë e saj me Arditin, duke plotësuar kështu portretin e familjes së lumtur.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...