Historia misterioze e një “bukurosheje të fjetur” në jetën reale

A jeni zgjuar ndonjëherë pas një gjumi të thellë duke ndjerë sikur keni fjetur me vite? Në realitet, zakonisht duhen vetëm disa orë, por jo për Karolina Olsson.

Karolina, nga Suedia, u bë e njohur si një “bukuroshe e fjetur” e jetës reale pasi ajo ra në gjumë kur ishte 14 vjeçe dhe u zgjua kur ishte 46 vjeç.

Karolina ishte vajza e vetme në një familje me pesë vëllezër. Ajo lindi më 29 tetor 1861.

Ajo u rrit normalisht me familjen e saj për 14 vitet e para të jetës, por në 1876 u kthye në shtëpi një ditë me një fytyrë të fryrë dhe një dhimbje dhëmbi të padurueshme.

Ajo i tha familjes se kishte rrëshqitur në akull teksa kalonte një lumë të ngrirë dhe kur dhimbja u bë e padurueshme për Karolinën, prindërit e dërguan të flinte. Sigurisht, ata nuk kishin si ta dinin se ajo nuk do të zgjohej deri në vitin 1908.

Në fillim, familja dhe fqinjët e shqetësuar mblodhën paratë që nevojiteshin për një mjek për të ekzaminuar Karolinën, por kur nuk mundën ta zgjonin, thjesht vazhduan ta kontrollonin rregullisht…

Me kalimin e kohës, gjendja e Karolinës mbeti e pandryshuar, edhe kur e çuan në spital dhe u përpoqën ta zgjonin me rrymë elektrike. Mjekët nga fusha të ndryshme ishin të habitur nga gjendja e saj, pasi i shmangej kuptimit të zakonshëm të çrregullimeve të gjumit.

Nëna e Karolinës vazhdoi të kujdesej për të gjatë viteve ku thuhet se e ushqente me qumësht ndërsa ajo flinte, dhe kur nëna e saj vdiq në vitin 1905, familja punësoi një shërbëtore për t’u kujdesur për Karolinën. Tre vjet më vonë, ajo dëgjoi zhurma të çuditshme që vinin nga dhoma e saj.

Ajo nxitoi lart për të gjetur një grua 46-vjeçare që pengohej nëpër dhomë dhe qante. Ajo thuhet se nuk kishte kujtime për 32 vitet që kaloi në gjumë dhe nuk i njihte më vëllezërit e saj.

Mjekët e testuan dhe u tronditën kur zbuluan se, përveç humbjes së peshës dhe sjelljes për një moshë shumë më të re se sa ishte në të vërtetë, Karolina ishte kryesisht e pandryshuar pas vitesh në pozicionin horizontal.

Ajo rifitoi shpejt forcën dhe aftësinë artikuluese, duke lënë disa njerëz të spekulojnë nëse ishte vërtet në gjumë apo nëse e gjithë ngjarja ishte një mashtrim i përpunuar për të parandaluar Karolinën të komunikonte me botën për ndonjë arsye.

Psikiatri suedez Harald Froderstrom shprehu besimin e tij se Karolina mund të ketë pësuar një lloj psikoze të shkaktuar nga një ngjarje traumatike, por edhe sot e kësaj dite historia e saj mbetet e mbuluar me mister, shkruan Unilad.

Pasi u zgjua, Karolina jetoi edhe 42 vjet para se të vdiste në vitin 1950.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...