Rikthehen infektimet nga COVID-19, mjekët: Ndikon edhe fluksi i turistëve

Pas një periudhe relativisht të shkurtër me pothuajse zero raste të COVID-19, janë rikthyer sërish infektimet. Mjekët thonë se në qendrat shëndetësore të Tiranës janë paraqitur shumë pacientë me sëmundshmëri akute si pasojë e infektimit nga virusi pandemik.

Në Qendrën Shëndetësore Nr. 3, ku drejton mjekja Bruna Shiroka, situata është rënduar dhe pozitiviteti i testit nuk është më i vlefshëm.

“Vetëm sot në zonën që unë mbuloj si mjeke janë paraqitur katër raste me COVID-19, por mendoj se ky numër është më i lartë se kaq, sepse edhe ata që kanë dalë pozitivë janë ashtu për vonesën e tyre ose prej keqllogaritjes së kohës kur e marrin tamponin,” sqaron doktoreshë Shiroka.

Infektimi me COVID-19 shoqërohet me shenja që nuk janë të lehta në fazën akute.

“Rastet janë me temperaturë të lartë, dhimbje trupore, dhimbje fyti, ndërsa kur shfaqen komplikacionet, pacienti vjen edhe me dhimbje të forta në gjoks dhe vështirësi në frymëmarrje,” shton mjekja e Qendrës Nr. 3.

Sipas mjekëve, rishfaqja e COVID-19 është pasojë edhe e fluksit të lartë të lëvizjeve të turistëve vendas e të huaj. Aeropaortet dhe qëndrimi për shumë gjatë në avione kanë rrezikshmëri shumë të lartë për infektim.

Instituti i Shëndetit Publik ende nuk ka një përgjigje për variantin COVID që po qarkullon në vend.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...