Bashkëpunim me Luiz Ejllin? Aurela Gaçe tregon ‘kushtin’ që ka për këngëtarin!

Uragani’ i muzikës shqiptare dhe këngëtarja e mirënjohur Aurela Gaçe ndodhet në Vlorë atje ku po shijon ditët e saj të pushimit bashkë me familjen.

Aurela në një intervistë për “Pushime On Top” ka folur për planet e një sezoni të ri ku u ndal edhe tek bashkëpunimet.

E pyetur nëse do të donte të kishte një bashkëpunim muzikor me këngëtarin shkodran Luiz Ejlli, Gaçe u shpreh se ai e ka përmendur dhe ndihet e vlerësuar për fjalët e mira por këngëtarja mesa duket nuk mendon se është koha e përshtatshme për një bashkëpunim mes tyre.

Kjo pasi ajo rrëfen se prodhimet muzikore më të mira vijnë kur e ke kaluar fazën e të qenurit ‘në majat e karrierës dhe famës’ dhe se sipas saj, bashkëpunimet duhen bërë për hobi dhe për kënaqësi jo për të qenë ‘in’ në treg.
Të tjera

Aurela Gaçe: Luizi kur ka qenë brenda më ka përmendur si një nga artistet e preferuara dhe kjo është gjë e mirë që brezat më të vonë se ti të duan dhe respektojnë për punën.

Luizi e ka arritur atë që çdokush që hyn në Big Brother do të donte është tani në majat e tij. Edhe unë i kam arritur me kohë qëllimet e mija prandaj them që bashkëpunimet më të mira vine pasi ta kesh kaluar famën atë momentin “wow” bëhen për hobi pastaj për ti dhënë vetes dhe publikut që të ndjek kënaqësi.

Kështu që Luiz më vonë kur ta kesh shijuar karrierën unë këtu do jem edhe pas 20 vjetësh.

/a.r

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

“Ti je dashnorja e Bled Manes”, moderatorja e njohur e Top Channel ‘shokon’ studion e Ed Manushit

Çdo javë, rubrika “Trotuar” në “E Diell”, Top Channel,...

Horoskopi javor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Mërkuri do të ndërveprojë me Jupiterin, për të të...

‘Nuk më respektoi, as unë nuk…’! Efi flet për sherrin me Luizin: Kurse për Kiarën…

Efi ka dhënë sot një intervistë në “Shqipëria live”...

Flet nëna e Dafinës që u mbajt peng nga burri: U njohën me dashuri. I thoshte mos hap perdet dhe mos …

Detaje tronditëse zbulohen për opinionin publik nga rasti i...