SHËNDETI MENDOR, MJKEJA: KEMI PASUR RASTE KUR DEPRESIONI DHE ANKTHI IU….

Vitet e fundit numri i qytetarëve që vuajnë nga depresioni dhe niveli i lartë i stresit është rritur në mënyrë dramatike. Jeta e zhurmshme, pasiguria për të ardhmen, mungesa e mundësive ekonomike zbeh motivimin për të menduar pozitivisht duke i çuar drejt një gjendjeje pesimiste, ankthi dhe depresive.

Pandemia rendoi edhe më shumë statistikat e sëmundshmërisë mendore.

Në përgjithësi ritmi i jetesës, papunësia, situata ekonomike, janë tre faktorët kryesorë si shkaktarët e gjendjes së ankthit dhe depresionit tek pacientët që diagnostikojnë.
Momentalisht në spitalin psikiatrik janë të shtruar 31 pacientë me diagnoza dhe psikoza të ndryshme, por fluksin më të madh në urgjencat 24 orëshe e kanë pacientet me çrregullimet e ankthit dhe ataket e panikut.
Ankthi dhe depresioni janë dy diagnozat më të shpeshta që ata hasin përditë. Sipas mjekes ka një fluks shumë të lartë të qytetarëve që shkojnë për vizitë dhe konsultë dhe fluksi sa vjen dhe rritet. Por çfarë po e shkatërron shëndetin mendor ?
Nëse para disa vitesh, numri i të prekurve me depresion prekte më shumë moshat rreth të 40-ve, tashmë mjekja thekson se po evidentohet dhe një tjetër faktor edhe më shqetësues. Rritja e numrit të të rinjve që vuajnë nga ankthi dhe depresioni.

Stresi është një gjendje që duhet trajtuar që në hapat e parë të tij duke parandaluar kështu ankthin, panikun dhe rënien në depresion.Mjekja shprehet se kemi plot raste që drejtohen tek ne, të cilët pranojnë në mënyrë vullnetare për t’u trajtuar jo vetëm me terapi farmakologjike, por edhe terapi psikorehabilituese.
Të përballesh çdo ditë me këta paciente me psikoza të ndryshme është e trishtueshme ,por sa e veshtirë është kjo për mjekët ?

Krahas rasteve të vështira për t’u trajtuar, ekzistojnë individë që kanë arritur ta mposhtin ankthin ,stresin. E ndër të tjera, mjekja shprehet se kemi raste fatlume ku pacientët kanë arritur ta mposhtin ankthin dhe depresionin falë trajtimeve të duhura ku i janë rikthyer jetës normale.

Prania e një psikologu në institucione të ndryshme qoftë në shkolla apo kopshte do të ishte gjë shumë e mirë shprehet mjekja, pasi problemi shëndetësor identifikohet që në fëmijëri dhe prognoza është shumë më e mirë. Mbi të gjitha është shumë e rëndësishme dhe mbështetja familjare krahas trajtimit të mjekut psikatër, në këtë mënyrë të gjithë bashkë mund të ia dalim.

Padyshim konsulta me mjekun apo me psikologun është me patjetër hapi i parë që duhet të bëjë çdo kush që vuan nga stresi, ankthi e depresioni, por ka dhe shumë faktorë të tjerë që ndihmojnë në kapërcimin e kësaj gjendjeje e që në shumë raste ndihmojnë edhe në shmangien e medikamenteve. Shëtitjet në natyrë dhe ushtrimet fizike janë gjithashtu një zgjidhje shumë e mirë për të lehtësuar stresin dhe depresionin.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...