POLICIA RRUGORE NE SHKODER “GRIN” NE GJOBA MBI 560 DREJTUES AUTOMJETESH

Policia Rrugore e Shkodrës ka ushruar gjatë kësaj periudhe kontrolle intensive në të gjitha akset e qarkut, duke përdorur mjetet inteligjente, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore.
Si rezultat i këtyre konrolleve është arrestuar një drejtues automjeti dhe janë proceduar në gjendje të lirë 36 drejtues automjetesh dhe motomjetesh, për veprën penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”.
Ndërkohë, 342 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 190 drejtues të tjerë për disa shkelje te kodit rrugor siç janë parakalime të gabuara,për mosvendosje të rripit të sigurimit,të kaskës mbrojtëse, dhe për pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore.
Policia e Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Publiku thërret Luizin, Armaldo iu drejton mikrofonin: “Më fort, më fort…”

Këngëtari, Armaldo Kllogjeri, pas daljes së tij nga shtëpia...

Tre çiftet e horoskopit që kanë më shumë dashuri për pjesën tjetër të vitit 2023

Disa do të thonë se gjithçka është çështje kimie....

Vajza e Eli Fares “bishë” e vërtet, shfaqet nga vaska me shkumë

Ka mbi 125 mijë ndjekës në faqen e saj...

Shisnin kanabis pranë gjimnazit/ Arrestohet 20-vjeçari në Shkodër, tre të tjerë nën hetim

Një 20-vjeçar është vënë në pranga dhe tre të...