Kiara bashke me vjehrren kapet duke ber sh…

Kiara dhe Luizi janë padiskutim një nga çiftet më në zë të momentit.

Shumë të dashur për publikun, dyshja arrin të rrëmbejë gjithmonë vëmendjen e fansave.

Teksa ata u njohën brenda shtëpisë së BBV, Kiara dhe Luizi kaluan shumë vështirësi dhe lidhja e tyre pati ulje-ngritje, teksa padiskutim që dinamikat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri arritën të ndikojnë edhe në lidhjen e tyre.

Por dashuria triumfon dhe i tillë ishte edhe rasti i dyshes, teksa ata u martuan në finalen e madhe të Big Brother Vip Albania.

Ndërkohë, vetëm pak minuta më parë, pranë redaksisë së TAR, ka mbërritur një video ekskluzive, ku shihen Kiara dhe mamaja e Luizit teksa bëjnë blerje në një dyqan.

Epo me siguri kjo video do të lumturojë shumë prej fansave të çiftit, pasi kjo vërteton edhe një tjetër herë, që Kiara dhe Luizi janë në më të mirën e tyre dhe shoqërohen me familjet e njëri-tjetrit.

Kujtojmë, se në video të mëparshme të postuara në rrjetet e tyre sociale, Luizi është parë i shoqëruar nga vëllai i Kiarës, teksa ka bërë lojëra dhe zhytje në pishinë me vogëlushin.

Shiko foton:

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...