Aktori Genc Fuga pëson goditje në tru, bashkëshortja kërkon mbështetje për të mbuluar shpenzimet e operacionit

Aktori i mirënjohur Genci Fuga, është duke kaluar një situatë të vështirë shëndetësore. Lajmin e ka bërë të ditur, bashkëshortja e tij, Eni Fuga nëpërmjet një postimi në Instagram.

Eni Jani Fuga, shkruan se aktori ka pësuar një goditje në tru dhe është duke kryer një ndërhyrje.

Ajo kërkon ndihmën e punonjësve të RTSH-së dhe të kujtdo që mundet për të dhënë një kontribut prej 200 lekë të rinj, për të pasur mundësinë të mbledhë shumën prej 19 mijë euro, që nevojitet për të kryer operacionin.

Eni Jani Fuga: Nuk qenka e lehtë, por në këto momente e kam domosdoshmëri. Genci po kalon një periudhë të vështirë. Ka pësuar një goditje në tru dhe në këto momente po kryen ndërhyrje në spitalin amerikan.

Do i lutesha, të gjithë punonjësve të RTSH nëse munden dhe kush mund të ofrojë një kontribut prej 200 lekë të rinj për të patur mundësinë të kem shumën 19 mijë euro të operacionit.

Ndjesë dhe konsideratë…

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

“Ti je dashnorja e Bled Manes”, moderatorja e njohur e Top Channel ‘shokon’ studion e Ed Manushit

Çdo javë, rubrika “Trotuar” në “E Diell”, Top Channel,...

Horoskopi javor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Mërkuri do të ndërveprojë me Jupiterin, për të të...

‘Nuk më respektoi, as unë nuk…’! Efi flet për sherrin me Luizin: Kurse për Kiarën…

Efi ka dhënë sot një intervistë në “Shqipëria live”...

Flet nëna e Dafinës që u mbajt peng nga burri: U njohën me dashuri. I thoshte mos hap perdet dhe mos …

Detaje tronditëse zbulohen për opinionin publik nga rasti i...