19-vjeçarja shpëton 5 persona në ditën e saj të parë të punës si roje në plazh

19-vjeçarja Noemi Marangoni është një roje shpëtimi në Itali që në ditën e saj të parë të punës ka shpëtuar pesë

persona që rrezikonin të mbyteshin në det. Noemi me origjinë nga Pontinia, Lazio,

ka pasion sportin dhe të enjten më 20 Korrik ka shpëtuar 5 persona që ishin në vështirësi me detin e trazuar.

Sapo hynë në ujë, ata nuk mund të dilnin më për shkak të rrymës, e cila i çonte gjithnjë e më tej në det.

Noemi e cila ka ndjekur kursin e rojeve të shpëtimit si fillim shpëtoi një burrë dhe një grua që po bënin surf. Teksa thirri rojet bregdetare, ajo kuptoi se kishte njerëz të tjerë në vështirësi, duke përfshirë një burrë që nuk mundi të kthehej në breg për shkak të një grope të thellë, një grua dhe një djalë të ri. Notarë të tjerë ishin përpjekur më parë t’i shpëtonin ato por pa sukses. Noemi u fut në ujë dhe të gjitha ndërhyrjet rezultuan me sukses pasi njerëzit u rikthyen në breg shëndoshë e mirë. Ky rekord i saj në ditën e parë të punës u prit plot me duartrokitje nga pushuesit që i dhanë shumë komplimente.

 

 

Ura e Mesit, Thesari Historik dhe Turistik i Shkodrës

Ura e Mesit, e ndërtuar në vitin 1768 nga Mehmet Pashë Bushati, simbol i qytetërimit të lashtë dhe një prej monumenteve më të rëndësishme...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Ura e Mesit, Thesari Historik dhe Turistik i Shkodrës

Ura e Mesit, e ndërtuar në vitin 1768 nga...

Xhamia e Plumbit, një nga 50 monumentet më të bukura të botës

Punimet për restaurimin e Xhamisë së Plumbit po avancojnë...

TikTok bllokon aksesin në SHBA. Mesazhi për përdoruesit: “Për fat të mirë vjen Trump”

Platforma e famshme e videove të shkurtra, TikTok, ka...

Çdo ditë n’Shkodër, nadja asht nji zgjim i andshëm t’amëlcimi

Asht nadje heret nan Rozafat. Përlotem tue e mallnue...