Zjarrfikësi vullnetar/ Belgu lë pushimet ne Velipojë, i bashkohet kolegëve në Shkodër

Vande Walle Jens, edhe këtë të premte ka lënë plazhin për të ndihmuar kolegët e tij në Shkodër.

Belgu zjarrfikës në Gent, vjen çdo vit në Shqipëri me pushime por familjen e lë në Velipojë dhe vetë shërben si vullnetar pranë repartit zjarrfikës në Shkodër. Në këto temperatura të larta dhe me zjarre të shumta, edhe

“Një ditë po kaloja rrugës këtu bashkë me familjen dhe pashë repartin e zjarrfikësve. I thashë nuses time që është nga Shkodra që dua të shoh nga afër se si punojnë kolegët e mi në Shqipëri. Kur u njoha me kushtet e punës, makinat dhe veshjet e tyre, thashë me vete: Unë duhet t’i ndihmoj ata. Ne jemi kolegë, nuk ka rëndësi sa larg ne jemi pasi kemi të njëjtin mision, të mundim zjarrin. Nuk mund ta shpjegoj se sa diferenca kemi ne me kolegët këtu. Janë shumë të mëdha. Në gjithçka, në organizim, në veshje, pajisje, makina, pagesa. Prandaj për mua zjarrëfikesit shqiptar janë heronj dhe unë dua ti ndihmoj”.

“Xhejnsi” sikurse e thërrasin kolegët e tij shqiptarë, ka lobuar në Belgjike dhe ka bërë të mundur dhurimin e veshjeve dhe një makinë, e cila sot është më e mira për repartin e Shkodrës.

“Kjo makinë speciale kundër zjarrit, vite me parë u ndërtua posaçërisht për zjarrfikësit në Belgjikë me të gjitha kushtet. Kemi 5 apo 6 të tilla atje, dhe kjo doli në rezervë. Insistuam për ta marrë në Shqipëri dhe bashke me Edisonin dhe Agimin e sollëm në Shkodër”.

Edison Suma, është zjarrfikësi, i cili gjatë gjithë këtyre viteve ka kërkuar ndihma nga kolegët e huaj në Europë për pajisje dhe veshje. Edhe kur e gjejmë dëshirën e miqve për të na ndihmuar, ai tregon se procedurat në Shqipëri, sjellin sorollatje.

Në këto ditë të rrezikshme zjarresh, reparti zjarrfikës ka edhe një forcë më tepër në radhët e saj: një mik të huaj që i do të mirën Shkodrës

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Publiku thërret Luizin, Armaldo iu drejton mikrofonin: “Më fort, më fort…”

Këngëtari, Armaldo Kllogjeri, pas daljes së tij nga shtëpia...

Tre çiftet e horoskopit që kanë më shumë dashuri për pjesën tjetër të vitit 2023

Disa do të thonë se gjithçka është çështje kimie....

Vajza e Eli Fares “bishë” e vërtet, shfaqet nga vaska me shkumë

Ka mbi 125 mijë ndjekës në faqen e saj...

Shisnin kanabis pranë gjimnazit/ Arrestohet 20-vjeçari në Shkodër, tre të tjerë nën hetim

Një 20-vjeçar është vënë në pranga dhe tre të...