Dëmtohet ura e re e Bunës, dalin në pah sërish problematikat e vjetra!

Në Urën e Re të Bunës prej kohësh evidentohen problematika të ndryshme si shkak i amortizimit në disa segmente të saj. Mesa duket mirëmbajtja e kësaj vepre nuk është në nivelet e duhura për ti shërbyer qytetarëve. Fillimisht u dëmtua mekanizmi i hapjes së urës duke sjellë dëme të mëdha në funksionimin e pajisjeve të ndriçimit, asfalti në një pjesë të urës ka nisur amortizimi, ndërkohë edhe tabelat elektronike kanë dalë jashtë funksionit.

Përballë kësaj situate deri më sot askush nuk ka ndërhyrë për ti dhënë zgjidhje kësaj pamje të papërshtatshme, për një investim të tillë, e aq më shumë që është imazhi i parë i mirëseardhjes në qytetin e Shkodrës.Këto gropa sjellin njëkohësisht edhe amortizimin e automjeteve që e përshkojnë atë ku fluksi më i madh regjistrohet në verë por edhe gjatë festave të fundvitit me rikthimin e emigrantëve në vendlindjen e tyre.Rezina që quhet lënda e cila ka shërbyer për riveshjen e trasesë së urës, duket se është jo cilësore për faktin se vazhdimisht dalin në pah problematikat e vjetra.Ndërkohë janë qytetarët dhe shoferët që e vuajnë tmerrin e gropave të hapura mbi këtë urë.

Ndërtimi i saj u bë për të zëvëndësuar urën e vjetër, e cila tani nuk funksionon më për automjetet, por vetëm për lëvizjen e qytetarëve.Ura e Bunës ka një rëndësi të madhe, pasi nëpërmjet saj kryhet lidhja tokësore më e shkurtër me Malin e Zi. Njëkohësisht, nëpërmjet saj bëhet lidhja e dy lagjeve turistike të Shirokës dhe të Zogajve me qytetin e Shkodrës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Parashikimi i horoskopit nga Jorgo Pulla: Tetori, muaji kur dalin në pah skandalet

Astrologu Jorgo Pulla, ishte i ftuar në emisionin “Good...

Paratë e drogës pastrohen në ndërtim, Artan Hoxha publikon fotot…

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë alarmin sa i takon...

Supa Fantastike që Nxit Rënien nga Pesha

Ushqyerja e shëndetshme dhe rënia nga pesha janë të...