Iva Tiço zbulon për herë të parë raportin që ka me Ermal Mamaqin pas sherrit

Iva Tiço duket se ka rikthyer dhe njëherë ‘sherrin virtual’ që pati disa kohë më parë me Ermal Mamaqin.

Teksa ishte e ftuar në “E Diell”, ajo tregoi se për momentin mes tyre nuk ka asnjë raport si dhe nuk kanë folur kurrë në lidhje me situatën e ndodhur rreth një vit më parë.

Pjesë nga biseda:

Nevina Shtylla: Ende e freskët është përplasja me Ermal Mamaqin.

Iva Tiço: Nuk është përplasje, përplasje është kur flasin dy veta, unë nuk kam folur.

Nevina Shtylla: Ka patur ama thumba, ironira.

Iva Tiço: Unë asnjë.

Nevina Shtylla: Por ai nga pak.

Iva Tiço: Punë e tij

Nevina Shtylla: Si është raporti juaj sot?

Iva Tiço: Nuk kam asnjë raport, nuk e kam takuar. Po e takova ndoshta do flas, po s’e takova ndoshta s’do flas. Me Amin i kam shumë të mira.

Kujtojmë se shkak u bë komenti i gazetares e cila ironizoi librin e parë të Ermalit “Në garë me veten”.

Pas kësaj, gjatë një interviste Mamaqi tregoi se ‘sherri’ nuk ndodhi për shkak të marketingut, por sepse ashtu erdhën gjërat.

“Nuk ishte e llogaritur. Madje, ishte keqardhje që pavarësisht humori që unë i bëj gjërat dhe jap mesazhin. Me erdhi keq që ajo ishte shprehur ashtu. Se pavarësisht se ajo mund të mos ta pëlqej librin, po ky është një biznes dhe po ironizon rrogën e shumë familjeve që kanë punuar për të.

Janë disa momente që shfrytëzohen për marketing megjithëse keqardhjen që kam kur disa njerez shprehen kështu, sidomos Ivën që e njoh. Nuk ka rëndësi se çfarë flitet, rëndësi ka që flitet.

Të gjithë ata njerëz që sulmojnë dhe shajnë kanë nevojë të vijnë në këto trajnime dhe të lexojnë librin. Patjetër edhe Iva. E mira do të ishte që këto komente të vinin pasi ta kishin lexuar këtë libër”, – u shpreh asokohe Ermali.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...