Vjedhja e energjisë elektrike, po kalojnë në sitë të gjithë abonentët familjarë dhe biznese

Abonentët familjarë dhe bizneset po kalojnë në sitën e Njesisë së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë.Kontrollet për abuzuesit me energjinë elektrike kanë nisur nga zona turistike e Shëngjinit dhe do të shtrihen në të gjithë territorin e Bashkisë Lezhë.

Aksioni i OSHEE po bëhet në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ndërsa nuk kanë munguar rastet e abonentëve që janë gjetur në shkelje dhe janë proçeduar penalisht.Sezoni turistik dhe temperaturat e larta kanë rritur konsumin e energjisë elektrike, por garantohet angazhim maksimal që mos të ketë ndërprerje të saj për asnjë moment.

Drejtori i OSHEE në Lezhë Edmir Përndreca bën të ditur se nuk do të ketë tolerime ndaj abuzuesve me energjinë elektrike e po ashtu paralajmërohen masa të ashpra deri në ndjekje penale edhe ndaj punonjësve të këtij institucioni që bashkëpunojnë me abuzuesit dhe nuk raportojnë shkeljet.Këto kontrolle kanë si qëllim uljen në maksimum të humbjeve dhe garantimin me energji elektrike pa ndërprerje për popullatën në territorin e Bashkisë Lezhë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Publiku thërret Luizin, Armaldo iu drejton mikrofonin: “Më fort, më fort…”

Këngëtari, Armaldo Kllogjeri, pas daljes së tij nga shtëpia...

Tre çiftet e horoskopit që kanë më shumë dashuri për pjesën tjetër të vitit 2023

Disa do të thonë se gjithçka është çështje kimie....

Vajza e Eli Fares “bishë” e vërtet, shfaqet nga vaska me shkumë

Ka mbi 125 mijë ndjekës në faqen e saj...

Shisnin kanabis pranë gjimnazit/ Arrestohet 20-vjeçari në Shkodër, tre të tjerë nën hetim

Një 20-vjeçar është vënë në pranga dhe tre të...