Gjoba policore edhe ndaj skuterave elektrikë, ja rregullat dhe kriteret e reja

Policia ka nisur aplikimin e gjobave për drejtuesit e skuterave elektrikë, të cilët nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit.

Sipas policisë rrugore ky vendim u ndërmor pas rritjes së përfshirjes së kësaj kategorie në ngjarje rrugore.

“Kohët e fundit statisikat tregojnë që ka një rritje të tendencave të përfshirjes në ngjarje rrugore të kësaj kategorie. U mor vendimi që komisariati i Policisë Rrugore Tiranë të fillojë të aplikojë masa ndëshkimore jo vetëm kundrejt të kategorisë së drejteusve të mjetit, por edhe për kategorinë e tjera që janë përdorues e rrugës, monopatet elektrike apo skuterave elektrikë dhe mjetet që qarkullojnë në rrugët e kryeqytetit”, thotë Gerhard Baka, specialist i trafikut per mediat.

Masa ndëshkimore deri në 2 mijë Lekë vendoset në të gjitha rastet kur drejtuesi i skuterit elektrik shkel sinjalistikën horizontale apo vertikale të qarkullimit rrugor.

“Në momention që konstatohet një drejtues skuteri eleketrik që nuk qarkullon në korsinë e rezervuar apo nuk vendos masën mbrojtëse, masa ndëshkimore shkon nga 1 mijë deri në 2 mijë Lekë”.

Por çfarë ndodh në momentin që ndaj këtyre shkelësve te rregullave të qarkullimit rrugor vendoset masa administrative?

“I jepet mundësia drejtuesit të skuterit që të shkojë të bëjë likujdimin e vlerës së masës administrative dhe me mandatin e pagesës është i lirë që të qarkullojë duke marrë masa”.

Pak kohë më parë Franca dhe Anglia kanë ndaluar qarkullimin e skuterave elektrikë pasi janë klasifikuar të rrezikshëm në qarkullim.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Shkodranët nuk e “FALIN” i bëjnë të papriturën Maestros në koncert! A E MERITON AI KETE???

Dy ish-banorët e “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli dhe...

“Mori shërbimet më të shtrenjta në sallon”, si klientja ‘ia mbathi’ me partnerin pa paguar

Stilisti i famshëm i flokëve, Sezer Arslan ka rrëfyer...

Monika Lubonja në kërkim të një partneri miliarder! Rrëfimi i aktores: I thashë, ik ….

Monika Lubonja u vendos në qendër të vëmendjes me...

Policia në kërkim të Dea Mishel? / Bukuroshja Dea shpjegon sesi ndodhi…

Dea Mishel vijon të mbetet një ndër personazhet më...