Propozim romantik, Albi: Pas gjysmë ore dru, djali e kaloi testin

Një propozim për martesë në Vlorë është kthyer në një incident. Albi raporton për “Aldo Morning Show” në Tv Klan se djali i propozoi të dashurës në Lungomare por vëllai dhe familjarët e saj, që nuk ishin në dijeni të lidhjes, kanë kundërshtuar. Sipas Albit, ka patur edhe përplasje fizike por në fund ka triumfuar dashuria.

Albi: Një djalë ka dashur që t’i bëjë një surprizë të dashurës duke i propozuar ditën e djeshme në Lungomare pasi ka shumë njerëz, xhiroja xhiro si i thonë dhe ka dashur që t’i bëjë një surprizë të bukur. Mirëpo, vajza ka ngelur kështu se në fakt ata kishin bërë një plan që vajza do t’u thoshte familjarëve të saj dhe ky pastaj do vendoste një ditë se kur do ta propozonte, por pa i thënë gjë, gjithmonë. Ajo nuk i kishte thënë dhe në momentin që shkon, ulet në gjunjë, i bën atë propozimin dhe ndërkohë i vëllai i saj e ka marrë zvarrë dhe janë zënë me njëri-tjetrin. Por ka ndodhur një gjë se ia ka vlejtur për djalin besoj se pas gjysmë ore dru si i thonë, më në fund e kanë pranuar si dhëndër.

Aldo: Urime! Druri të zbut.

Albi: Tani kanë dashur ta provojnë sa mban me pak fjalë.

Aldo: E mbajti domethënë, e kaloi testin.

Albi: E mbajti, e kaloi shyqyr, më në fund. E pranuan në fund, e përqafuan “hajde o dhëndër të të përqafojmë një çikë” i thanë derisa e pinë edhe një kafe.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...