Deri 42 gradë/ Këtë javë Shqipëria do të ‘përvëlohet’ me temperatura më të larta

Vala e të nxehtit ekstrem që ka “përvëluar” Shqipërinë nuk e ka ndërmend që të ndalet. Sinoptikani Hakil Osmani nga “MeteoAlb” në një lidhje direkte për Klan News thotë se pritet që kjo javë të jetë nën mbizotërimin e temperaturave të larta që do të shkojnë deri në 42 gradë Celsisus.

Hakil Osmani: Gjatë kësaj jave parashikohet që temperaturat të jenë më të larta se ato që kaluam gjatë ditës së enjte dhe të premte dhe fundjavës së shkuar. Parashikohet që gjatë kësaj jave të kemi rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit. Deri ditën e mërkurë priten maksimumet në 40 apo 41 gradë Celsisus, ndërsa dita e enjte dhe dita e premte do të sjellin akoma rritje të temperaturave të ajrit, duke bërë që maksimumet të ngjiten rreth vlerave 42 gradë Celsisus në qarqe si Elbasani, Berati, Gjirokastra e po ashtu në qytete si Shkodra, Fieri, Tirana që priten të kenë temperatura mjaft të larta ku maksimumet pritet të ngjiten edhe në vlerat 41 apo 42 gradë Celsisus. Kështu që do të jetë një javë që do të sjellë temperatura shumë të larta në orët e mesditës deri në 10 gradë më të larta se sa duhet të regjistrojë normalet përsa i përket muajit Korrik. Edhe ato minimalet do të kenë një rritje të ndjeshme të tyre duke bërë që të luhaten në 21 gradë Celsisus qytetet e zonave malore. Do të kemi një javë që do të jetë me temperatura më të larta.

Por cili do të jetë qyteti që do të regjistrojë temperaturën më të lartë?

Hakil Osmani: Qyteti i Beratit listohet një nga qytetet që do të jetë më i nxehti përgjatë kësaj vale, ku pritet që Kuçova dhe Ura Vajgurore të regjistrojnë vlerat më të larta edhe mbi 42 gradë Celsisus.

Ky i nxehtë ekstrem me temperatura shumë të larta parashikohet të zgjasë deri në datën 28 Korrik.

Hakil Osmani: Pritet që nga fillimi i javës tjetër të kemi një tërheqje të përkohshme të kësaj vale, por sërish do të kemi riaktivizim pasi mbetet prezente rreth datës 27 apo 28 të këtij muaji me temperatura të larta kjo valë e të nxehtit, e cila do të sjellë temperatura mjaft të larta për vendin tonë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...