Kryeministri Rama tregon per here te pare semundjen e djalit dhe vuajtjet me te birin

Ka folur per here te pare Kryeministri Rama per djalin e tij dhe semundjen e rende qe ai kishte.

Ai ka treguar per semundjen e rende qe kishte ne moshen 15 vjecare.

Rama eshte shprehur se:”Ne kemi patur në familje një rast të rëndë me djalin ishte atë kohë 15 vjeç edhe ia thanë copë dhe për mua ishte shumë shokuese, madje, madje pasi na e thanë ne, unë i them asaj mjekes që e ndoqi pastaj dhe e nxori nga kthetrat e vdekjes realisht, mundohu t’ia thuash.

‘’Më lër të bëj punën time”, -tha dhe u ul përballë tij dhe i tha: “Ti ke vdekjen në trup. Në situatën ku je, ti ke vetëm 30% mundësi që të mbijetosh dhe që quhet kancer, por 30% të tjera i ka njeriu.

Nëse ti je i gatshëm të luftosh dhe të më vësh mua në dispozicion këtë 30%-ësh dhe 30% të probabilitetit, ne shkojmë në 60% me 40%. Tani më thuaj, – tha, je i gatshëm të luftosh?’’ Ky ishte pak a shumë toni edhe e mobilizoi”, – tregon Edi Rama.

Pacientët shqiptarë nuk e përjetojnë njësoj. Por pse është kaq e rëndësishme që një i sëmurë me kancer duhet të jetë luftarak dhe jo depresiv?

Mjekët pohojnë se shpirti luftarak ndihmon shumë për të rritur imunitetin e njeriut të prekur me këtë sëmundje dhe arrin ta luftojë atë duke i krijuar vetes një gjendje më të mirë shpirtërore. Sipas tyre, një gjendje e mirë shpirtërore është një kusht për të rritur imunitetin dhe për të rritur shërimin e personit të prekur nga tumori.

Rama tregon edhe se mjekja që drejtonte grupin që merrej dhe me djalin e tij, “çdo pasdite në një orë të caktuar shkonte lutej bashkë me gjithë grupin në një kapelë të vogël që kishte spitali dhe ftonte dhe të tjerët”.

Ai kujton dhe një tjetër fakt: “Një ditë, ishte një moment shumë i vështirë sepse ai (Greg) ishte në koma, një tmerr, dhe një ditë i them “Po mirë, ç’është kjo lutje? Ti je njeri i shkencës, nuk je..”.

Më tha “Në këtë kat”, aty ishte kati ku ishin fëmijët me kancer, “Në këtë kat unë kam parë gjëra që shkenca nuk mi ka shpjeguar dot akoma sot prandaj unë duhettë’i drejtohem edhe asaj force që nuk e di çfarë është, quaje si të duash, por që ekziston”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...