Eneda Tarifa u shfaq me të dashurin, ‘plas’ rrjeti: Aman sa i mirë qenka, por shumë i ri për ty!

Këngëtarja e njohur Eneda Tarifa, ndau sot me publikun një foto ku shfaqet e përqafuar me një djalë, basketbollistin Gent Lasku.

Dyshja janë parë duke u përqafuar në një plazh në Santorini, Greqi.

Foto që ndau në Instagram u pasua nga shumë komente. Një pjesë e tyre e cilësonin si djalë shumë të ri për të, ndonëse Eneda është vetëm 3 vjet më e madhe.

Më së shumti, komentueset nuk ndaleshin në komplimentet për Gentin, duke e cilësuar si “shumë të mirë e të bukur”.

Eneda Tarifa, 41 vjeçe, përveçse këngëtare ka qenë edhe prezantuese e programit të humorit “Portokalli”.

Gjithashtu, është raportuar se është pjesë edhe e bashkisë së Tiranës.

Më herët, më 2018, Eneda ishte ndarë nga kompozitori Erion Zaloshnja me të cilin pati një vajzë. Katër vjet më pas ajo u shfaq në publik e lidhur me Gent Laskun dhe sot e prezantoi në Instagram.

Ky i fundit vjen po ashtu nga një ndarje me gruan që sollën në jetë tre fëmijë.

Gent Lasku ka qenë kandidat për deputet për Partinë Bindja Demokratike të Bamir Topit.

Gent Lasku, 38 vjeç, është një basketbollist profesionist i cili luan për BC Tirana në Superligën Shqiptare të Basketbollit si dhe Kombëtaren e Shqipërisë. Ai mban rekordin për më shumë pikë të shënuara në një ndeshje në Shqipëri, pasi shënoi 100 pikë në një ndeshje mes BC Tirana dhe Flamurtari më 16 prill 2016.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...