Luiz Ejlli reagon sërish pas sherrit te madh me Dea Michelle: Ti qenke k…

Luiz Ejlli i habiti të gjithë me një deklaratë të papritur që bëri mbrëmjen e djeshme gjatë një party ku ishte i pranishëm.

Teksa ndodhej në skenë, ai ofendoi blogeren Dea Mishel, pasi kjo e fundit e quajti “provincial” muaj më parë, gjatë qëndrimit në BBV.

Deklaratës së Luizit, Dea Mishel iu përgjigj nëpërmjet disa postimeve në Instagram, ku nuk e kurseu një thumb as për partneren e tij, Kiara Titon.

Nga ana tjetër këngëtari nuk e kurseu një kundërpërgjigje në InstaStory-n, tek ndau një prej fjalimeve të filmit “Last Knights”, ku personazhi kryesor ndër të tjera thotë:

“Nderi është diçka me të cilën lindin të gjithë burrat. Nuk mund t’ju merret as nuk mund të jepet. Ai vetëm nuk duhet humbur.”

Mirëpo, nuk mbaron këtu!

Në një nga video live, fituesi i ‘BBVIP’, në mënyrë indirekte duket sikur reagoi edhe një herë për situatën e krijuar, duke theksuar se e di që gabon, por do mundohet që ta mendojë mirë atë çfarë thotë.

“Nuk po flas ndonjë fjalë më shumë, sepse çfarë do që të flas duket sikur e kam personale me dikë, por unë s’kam asgjë me njeri. Këtu do të jem, këtu do të rri, siç i kam bërë ballë gjërave, do t’i bëj deri në fund. Çfarë nxjerr nga goja mbaj vetë përgjegjësi. Do të jem i drejtpërdrejtë gjithmonë siç kam qenë. Edhe unë gaboj, por mundohem që çfarë them, ta mendoj mirë dhe t’i them në sy gjërat për gjithçka.”- u shpreh ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...