Korriku pritet të jetë mjaft interesant për të gjithë shenjat e Horoskopit, teksa sytë dhe mendimet e tyre do të fokusohen më së shumti tek karriera dhe çështjet profesionale
. Përveç Hënës së Plotë që patën dy ditë më parë, në datën 3, më 17/07 pritet një hënë e re, që mund të sjellë fat për disa nga shenjat, por edhe disa aspekte astrologjike, të cilat do të sjellin fillime dhe ndryshime të reja. Sic mund ta kuptoni muaji i dytë i verës nuk do të na ofrojë aq shumë relaksim, pasi pritet të jetë i zënë, por do të na mbajë vigjilentë dhe do të na bëjë të përjetojmë ndryshime që janë të nevojshme për zhvillimin tonë.
Thënë këto, ditët më të mira të korrikut, për pothuajse të gjitha shenjat e Zodiac-ut janë:
10 korrik: Mërkuri formon një treshe me Neptunin, një aspekt ndihmues në aksin romantik, por që sjell edhe një tendencë për t’u larguar nga realiteti, ndërsa ju jep një shtysë nga ana artistike dhe një prirje më komunikuese. Mund të gjeni dëgjuesin e duhur, të bëni një bisedë që do t’ju bëjë të rimendoni ose të gjeni një person me të cilin mund të lidheni dhe të komunikoni më mirë. Po ashtu kjo ditë e veçantë mund të jetë ideale për të shpallur vendime të mëdha dhe ndryshime që po përgatiteni të bëni në jetën tuaj.
15 korrik: Dielli në Gaforre formon një gjashtëkëndësh me Uranin në Dem, një aspekt që favorizon ndryshimin, pavarësinë dhe autonominë, por na bën edhe më “të çuditshëm”. Nëse jeni të lodhur duke kënaqur dëshirat e të tjerëve e duke lënë pas dore tuajat, atëherë kjo ditë është ideale për ta ndryshuar këtë. Ndoshta është koha të mendoni më shumë për atë që ju vetë doni, duke lënë mënjanë për pak mendimin e rrethit tuaj dhe të ndiqni atë që dëshironi vërtet. Kjo ditë mund të jetë idealja për ta nisur këtë.
17 korrik: Hëna e re e korrikut është formuar në shenjën e Gaforres, e cila është jashtëzakonisht e dobishme për fillimet e reja dhe për të pasur zhvillime në çështjet familjare dhe shtëpiake. Ndryshimet dhe zhvendosjet janë të favorizuara. Kjo ditë thërret “fillimin e ri”, një ditë perfekte për të marrë vendimin që do ju ndryshojë jetën. Mund të jetë dita kur më në fund do të largoheni jashtë vendit nëse keni menduar për ta bërë për vite me radhë, ose për të dërguar “atë mesazhin” personit që ju intereson. Me pak fjalë, guxoni atë që dëshironi me të vërtetë dhe ndoshta do t’ju dalë.